Është gjithnjë e në rritje numri i familjeve që zgjedhin të dërgojnë në kopësht apo çerdhe fëmijët e tyre si pasojë e nevojës për të punuar jashtë shtëpisë. Sigurisht që çdo strukturë e tillë ka kërkesa të ndryshme në lidhje me sendet e fëmijës, por ne kemi sjellë sot për ju një listë me gjërat më të rëndësishme pothuajse për të gjithë institucionet.
Çorapet kundër rrëshqitjes ose pandofla, kjo pasi në kopësht mud të nevojitet heqja e këpucëve.
Shami apo kartopeceta hundësh personale.
Veshje intime të cilat mund të jetë: trupore, trupore, bluza, pizhame, kanatjere, çorape, mbathje, bebelina (nëse fëmija ende nuk kryen nevoat e tij personale në banjo).
Çuçoja ose objekti i tij shoqërues në momentin e gjumit.
Biberoni që fëmija pi lëngjet (nëse përdor një të tillë edhe në shtëpi).
Letra të lagura dhe krem për ndërrimin e bebelinës.
Cilat janë sendet që duhet të evitoni?
Duhet të evitoni futjen e lodrave në çantën e fëmijës në mënyrë që të mos shkaktoni zënka midis tij dhe fëmiëve të tjerë. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet e marra me vete. Duhet të dini se shumë struktura nuk e lejojnë këtë gjë dhe ju duhet ta pranoni pasi është një kusht i rëndësishëm për t’i bërë fëmijët të ndihen njësoj. Gjithsesi është shumë e rëndësishme që të flisni për të gjitha me edukatoren në mënyrë që fëmija juaj të ketë të gjitha sendet e nevojshme me vete.
Lexoni dhe: Cerdhja/kopshti,si ta zgjedhim ate?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu