Cerdhja/kopshti,si ta zgjedhim ate?

0 0

Nese jeni kthyer ne pune pas lindjes dhe doni te coni ne cerdhe femijen tuaj, apo po e dergoni ne kopesht per here te pare, me siguri do te jeni ne dileme se kush do te ishte cerdhja/kopeshti i duhur per te. Ju mund te keni disa pikepyetje ne perzgjedhjen e tij dhe ne do te mundohemi t’ju ndihmojme duke ju dhene disa keshilla se cfare duhet te keni parasysh.
1-Mblidhni informacion dhe selektoni
Hapi i pare eshte te informoheni per te gjitha cerdhet/kopshtet e qytetit tuaj. Per kete mund te perdorni internetin, numeratorin telefonik etj. Pasi keni siguruar emrat dhe adresat perkatese shkoni ti vizitoni, duke pasur parasysh se ai duhet te permbushe disa kritere: te jete afer shtepise tuaj, te kete orar te zgjatur dhe te kete ushqim te zgjedhur.
2-Mesimdhenia
Kopeshti nuk duhet te konsiderohet nga ju si vendi ku do te “parkoni” femijen per disa ore. Atje femija duhet te marre mesim mbi fusha te ndryshme, te cilat do te ndihmojne ne zhvillimin e tij dhe jo te lihet te luaje i pavarur me lodrat apo bashkemoshataret.
3-Edukatorja
Ne momentin qe shkoni te shikoni ambientet e cerdhes/kopshtit, bisedoni pak me edukatoren. Nese nuk ju jep besim, mos e dergoni femijen ne ate institucion, pasi do te jete ajo qe do te kujdeset per te. Persa i perket edukatores informohuni sa jane. Raporti i tyre duhet te jete 1/5 per femijet deri ne moshen 1 vjecare dhe 1/7 per femijet 1-3 vjec.
4-Ambienti
Kushtojini vemendje ambientit: a jane muret e lyera dhe pa shenja lageshtie? Ajane banjot e pastra? A jane lodrat e pathyera dhe te pastra? A jane te sigurta mobiljet per femijen?
5-Rregullat
Cdo kopesht duhet te kete:
-Nje program te caktuar ditor. Gjithashtu ju duhet te informoheni per oraret e:ngrenies se ushqimit, higjenes personale, vakteve te tjera shtese jashte orarit te drekes, leximit etj.
-Nje rregullore te brendshme dhe te jashtme. Ajo vendos kriteret e hyrjes dhe daljes te prinderve si dhe tregon cfare ndodh ne rast se nje femije semuret.
7-Vizitoheni dy here institucionin
Viziten e pare duhet ta beni vete per te pare ambientin si dhe per te folur me edukatoret, ndersa viziten e dyte duhet ta beni bashke me femijen per te pare si do te sillet dhe a do ti pelqeje ambienti dhe edukatorja. Gjithashtu kjo vizite e dyte mund te sherbeje qe te beni pyetjet qe heren e pare nuk ju erdhen ndermend. Sigurohuni qe ky institucion te kete krahas ambienteve te brendshme edhe nje te jashtem ku femijet te luajne.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X