Gjate shtatzanise nuk duhet te konsumoni…

0 0

Të presësh një fëmijë nuk kërkon domosdoshmërisht që ju të futeni brenda një kutie xhami, megjithatë disa gjëra është mirë të mos i bëni.
Dhe konkretisht?
• Nga një gotë alkool!
Alkooli mund të shkaktojë dëme tek fetusi të cilat mund të jenë: vonesë në zhvillimin mendor, lindje para kohe, peshë e vogël në lindje, keqformime fizike etj, dhe duke qënë se nuk ekziston një limit minimal duhet të mos konsumoni aspak alkool.
• Orët e vona të natës.
Duke filluar që në javët e para të shtatëzanisë organet e trupit fillojnë të punojnë me një ritëm më të madh, gjë që kërkon më shumë energji dhe për pasojë ju duhet të pushoni më shumë. Evitoni të dalat e vazhdueshme gjatë orëve të vona, sidomos nëse do t’ju duhet të coheni herët në mëngjes.
• Takat e larta.
Me rritjen e barkut, kolona vertebrale do ta ketë edhe më të vështirë të mbajë peshën e trupit dhe për pasojë takat e larta do të vështirësonin punën. Kjo nuk do të thotë që në një rast special (për shembull dasmë apo një festë) nuk duhet absolutisht të vishni taka, por mundohuni që ato të mos jenë më të larta se 3-5 cm dhe të kenë një majë të gjerë në mënyrë që qarkullimi i gjakut në atë pjesë të këmbës të kryhet në mënyrën e duhur.
• Ushqimet “fast-food”.
Këto ushqime mund të bëhen burim infeksioni (toksoplazmoza) në çdo moment duke qënë se nuk ekziston asnjë garanci totale në lidhje me higjenën e perimeve që janë përdorur. Gjithashtu këto ushqime janë edhe problematike në lidhje me proçesin e tretjes.
• Paketa e cigareve.
Idealja do të ishte të hiqnit dorë nga duhani menjëherë sapo mësoni se brenda trupit tuaj po rritet një fëmijës. Pasojat mund të jenë të mëdha. Qëndroni gjithashtu edhe larg tymit pasiv të duhanit.

Lexoni edhe: Si te kujdeseni per veten gjate shtatzanise, pa e demtuar femijen? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X