Alkool? Jo faleminderit, jam shtatezane!

0 0

Keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën e fetusit të akoolizuar? Nëse ju duhet t’ju themi se shkaktohet nga konsumimi i alkoolit gjatë shtatëzanisë. Alkooli ka një efekt negative në zhvillimin e fetusit, dhe ky ndikim varet edhe nga sasia që nëna konsumon.

Çfarë problemesh ka fëmija i prekur nga sindroma e fetusit të alkoolizuar?

Gjatë shtatëzanisë vihet re një rritje jo e mirë e fetusit, dhe kryesisht vihen re probleme në zhvillimin e kafkës, e cila në këtë rast është më e vogël se zakonisht. Fëmija gjithashtu mund të shfaqë edhe anomali në strukturën e fytyrës, si edhe tek ai mund të vihen re edhe probleme kardiake apo ndonjë keqformim tjetër. Fëmija mund të paraqesë edhe vonesë në zhvillim, gjë e cila bëhet më e dukshme në periudhën që fëmija fillon të shkojë në shkollë.

Këto probleme mund të shfaqen vetëm tek gratë që e konsumojnë alkoolin në sasi të mëdha?

Fatkeqsisht jo! Këto probleme  mund të shfaqen edhe tek fëmijët, nënat e të cilëve kanë konsumuar alkool në sasi të moderuar. Duke qënë se nuk ekziston një limit i sasisë që tregon se ajo e dëmton ose jo fëmijën, këshillohet që alkooli të mos konsumohet absolutisht në shtatëzani.

Përfundimisht!

Sindroma e fetusit të alkoolizuar mund të parandalohet shumë thjesht, duke mos konsumuar aspak alok gjatë shtatëzanisë! Duke qënë se gruaja nuk mund të dijë me saktësi momentin kur do të fillojë shtatëzania, ajo nuk duhet të pijë aspak alkool që në momentin që mendon të sjellë në jetë një fëmijë!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X