Cfare ndodh nese rutina e te porsalindurve nuk zbatohet?

0 0

Fëmijët e vegjël duhet të kënaqen në të gjitha kërkesat e tyre dhe kjo mund të bëhet duke filluar për t’i njohur ata. Shpesh detyrohemi të ndryshojmë rutinën me të cilën është mësuar fëmija, por jemi në të vërtetë kosheintë në lidhje më atë çfarë kjo gjë shkakton tek fëmija?

Cfarë ndodh kur rutina e të porsalindurve nuk respektohet?

Fëmijët shpesh me sinjalet që lëshojnë na tregojnë se kanë nevojë për gjumë, për ushqim etj, duke krijuar në përgjithësi një rutinë të përditshme me të cilën fëmija mësohet. Megjithatë mund të themi se në një moment të caktuar nuk jemi në gjendje të ushqejmë fëmijën në orarin e duhur, apo ta vendosim atë të flejë. Cfarë ndodh në rast se ju nuk respektoni oraret e tij? Fëmija fillon të dërgojë tek ju sinjalet e tij.

Cilat janë këto sinjale?

Fëmija fillon të mos ndihet mirë, të irritohet, të qajë, dhe të gjitha këto sinjale tregojnë se kërkesa e tij nuk është duke u plotësuar. Mosrespektimi i orareve për të porsalindurin është një dramë e vërtetë, sidomos kur ai është i vogël dhe ka nevojë për pak rregull, i cili nënkupton marrjen e kujdesit të mirë nga ana e prindërve, respektimin e rutinës së përditshme, plotësimin e të gjitha nevojave që ai ka, si edhe përgjigjen në kohë ndaj një kërkese që ai paraqet me anën e një sinjali specifik.

Cfarë ndodh në të kundërt?

Nëse ne nuk respektojmë oraret e fëmijës dhe nuk plotësojmë nevojat e tij do të përballemi me një fëmijë që do të manifestojë me anën e te qarave të shpeshta gjendjen jo të mirë që ka. Kjo mund të ndodhë kryesisht nëse nuk respektohet orari i gjumit apo i të ushqyerit. Ju duhet t’i përgjigjeni fëmijës tuaj pa e kaluar një limit të caktuar kohe, limit i cili kuptohet nga gjendja e fëmijës. Pra fëmija nuk duhet të fillojë të ndihet keq. Ju duhet të krijoni me të një marrëdhënie të qetë dhe të ekuilibruar.

Artikuj te ngjashem:

Si te vendosim nje rutine te mire tek femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X