Çfarë ndodh nëse nuk i lani duart për 10 vjet?

0 0

A i keni larë duart tuaja sot? Është ora 10 dhe Lisa Ackerley, profesoreshë e Shoqatës Mbretërore të Shëndetit Publik në Londër, thotë se ajo tashmë i ka larë pesë herë. Kjo ndoshta është si përgjigje ndaj spikerit të lajmeve në kanalin Fox News, Peter Hegseth, i cili deklaroi pak javë më parë se nuk i kishte larë duart për plot 10 vjet.

Pasi lajmi mori përmasa të mëdha dhe u shpërnda në shumë media anembanë botës, Hegseth tha se kishte bërë shaka. Mirëpo tani të paktë janë ata që do të pranonin të shtrëngonin duart me të.

Por çfarë ndodh nëse duart nuk lahen për një dekadë?

“Duart janë transmetuesi më i rëndësishëm i sëmundjeve infektive”, thotë profesor Val Curtis i Shkollës higjenike në Londër, i cili liston salmonelën, E coli dhe norovirusin midis mikrobeve që “ngecin në duart”.

“Nëse ky djalë shkon në tualet dhe prek ndonjë pjesë të trupit të tij dhe pastaj nuk i lan duart, çdo mikrob që shkakton sëmundje, dhe që ai mban, transmetohet në sipërfaqet që ai prek më pas. Këto sipërfaqe mund të përfshijnë dorezat e dyerve ose duart e njerëzve të tjerë”, ka thënë Curtis.

Sigurisht që Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se duart vetëpastrohen. Madje kjo organizatë ka bërë shumë fushata që kanë qëllim edukimin e njerëzve për të kuptuar se larja e duarve është diçka shumë serioze që ka të bëjë me jetën e njeriut.

Profesorët e sipërpërmendur nuk japin ndonjë udhëzim të përcaktuar për numrin e herëve që duart duhet të lahen çdo ditë. I lani 20 herë? Ndoshta 30? “Epo, mund të jetë edhe shumë më tepër se kaq,” thonë ata. “Lani duart sa herë të keni nevojë.” Kjo përfshin kohën pasi shkoni në tualet, para se të përgatisni ushqimin, para se të hani edhe sikur patate çips, kur ktheheni nga shkolla apo puna apo edhe kur ju duhet të prekni vende të ndryshme të shtëpisë.

“Është antisociale të mos lani duart,” shton Curtis. “Kjo i vë njerëzit e tjerë në rrezik sëmundjeje.” Nuk është çështje etikete, por është një çështje morale.”

Lexo edhe: A duhet t’i lajme duart gjithmone para se te prekim bebin?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X