Perse femijet duhet te lajne duart me sapun?

0 0

Çdo vit rreth 1 milion fëmijë vdesin si pasojë e diarresë, e cila konsiderohet si shkaktari numër 2 i vdekjes infantile në botë. Shkaktari i parë i vdekjes infantile është polmoniti, i cili vret çdo vit rreth 1.8 milion fëmijë nga mosha 0 në 5 vjeç. Larja e duarve është mënyra më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme për të parandaluar këto dhe sëmundje të tjera.
Larja e duarve duhet të bëhet në shumë momente të ditës dhe kryesisht para ngrënies së ushqimit, pas kryerjes së nevojave personale. Kjo praktikë higjene mund të reduktojë deri në 40% të vdekjeve si pasojë e diarresë dhe rreth 23% të vdekjeve me shkaktar polmonitin dhe infeksione të tjera akute.
Shko laj menjëherë duart!
Kjo duhet të jetë gjëja e parë që i thoni fëmijës tuaj pasi është kthyer në shtëpi nga loja me bashkëmoshatarët e tij. Kjo për të duhet të bëhet një rutinë, e cila duhet të praktikohet edhe pas një shëtitje të thjeshtë në park. Për ta, larja e duarve duhet të kthehet në një zakon, pasi është një mënyrë e mirë për të ulur deri në 50% rrezikun e infektimit nga sëmundje të ndryshme, duke filluar nga sëmundjet më të lehta si gripi dhe deri tek sëmundja e kolerës.
Mjekët pediatër shprehin se uji dhe sapuni janë dy parandaluesit më të mirë të shumë sëmundjeve akute, kryesisht të atyre të frymëmarrjes dhe intestinale. Larja e duarve duhet të bëhet si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.
Për specialistët e higjenës dhe shëndetit moslarja e duarve është një zakon i keq i cili nuk ka të bëjë me faktorët ekonomikë të një shoqërie të caktuar, por me mungesën e marrjes së bazave të higjenës personale. Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët që të vegjël me këtë rregull.
Ata duhet të dinë se rreziku i transmetimit të infeksioneve me anën e duarve të papastra është shumë i lartë, si për infeksionet që shkaktohen nga feçet ashtu edhe ato që shkaktohen nga rrugët e frymëmarrjes (duke prekur një facoletë ose objekte të tjera në të cilat ka pika pështyme).
Mikrobet ndodhet kudo dhe spostohen me shumë lehtësi nga një vend në tjetrin nëpërmjet ujit, objekteve, njerëzve, pluhurit, njësoj sikur të ishin mjete transporti. Ato pasi kanë gjetur ambientin e përshtatshëm “rehatohen” dhe shumohen me shpejtësi. Mikrobet mund të penetrojnë në organizmin e fëmijës ndërsa ai prek hundën, gojën, sytë apo duke prekur një pjesë të vrarë të trupit të tij. Disa bakterie kanë arritur të krijojnë imunitet ndaj antibiotikëve, dhe për këtë arsye është e rëndësishme të parandalohet infeksioni që mund të shkaktohet prej tyre duke larë me kujdes duart, sidomos fëmijët që kanë imunitet të dobët ndaj sëmundjeve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X