Cfare e shkakton refluksin?

0 0

Refluksi është një shqetësim që mund të shfaqet tek çdo fëmijë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që nëna te dije sa me shume rreth tij.

A e dini se çfarë është refluksi? A e dini se çfarë e shkakton refluksin?

Me refluks nënkuptojmë daljen e ushqimit (qumështit) dhe pështymës nga goja e fëmijës, fenomen i cili shfaqet pasi fëmija ka pirë ose në orët në vazhdim, gjatë proçesit të tretjes. Ky shqetësim shfaqet qysh në momentet e para te jetes pasi fëmija ka pirë dhe mund të zhduket rreth muajit të 12-18 të jetës së fëmijës, pra mund të vazhdojë edhe gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta.

Refluksi mund të jetë më shkaqe:

  • Fiziologjike: dhe në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni për shëndetin e fëmijës.
  • Kronike: dhe në këtë rast do të vihet re një rënie e nivelit të fenomenit. Këshillohet të flisni me mjekun pediatër.
  • Simptomatike: në këtë rast refluksi shfaqet shpesh edhe pse rritja e fëmijës është normale dhe nuk pëson luhatje të konsiderueshme.

Shkaqet

  • Gjatë vitit të parë të jetës ky fenomen lidhet me maturimin jo të mirë të aparatit tretës, i cili nuk ka mësuar ende të punojë në mënyrën e duhur. Në këtë rast valvula nuk është në gjendje të evitojë ngjitjen e ushqimit në ezofag.
  • Gjithashtu në këtë fenomen ndikon edhe mënyra si fëmija e pi qumështin, nëse ai pi shpejt do të nxjerrë një sasi të caktuar, kjo sepse stomaku i tij nuk do të jetë në gjendje të punojë në mënyrën e duhur në varësi të sasië së qumështit që është duke u future brenda tij.
  • Shpesh refluksi mund të shfaqet pasi fëmija ka gromësitur dhe është shfaqur lemza.

Lexoni edhe: Kur bebi refuzon te pije qumesht? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X