Bebi refuzon te pije qumesht? Ja cfare duhet te beni!

0 0

Qumështi është një ushqim shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës, por mund të ndodhë që ai të refuzojë pirjen e tij. Nëse dicka e tillë ndodh zakonisht, dhe kryesisht nëna kalon në panik, situatë e cila bëhet edhe më e vështirë nëse mosha e fëmijës është aq e vogël sa nuk mund të përdoret formë tjetër për ushyerjen e tij.

Çfarë të bëjmë nëse fëmija është më i vogël se 6-të muajsh?

Nëse fëmija juaj është më i vogël se 6-të muajsh dhe papritmas refuzon të pijë gji ju nuk duhet të dorëzoheni. Kjo situatë konsiderohet fiziologjike dhe në më të shumtën e rasteve zgjidhet brenda një periudhe të shkurtër kohore. Ju duhet të kujdeseni për ushqyerjen tuaj duke përdorur gjithashtu edhe disa bimë (fenugreek, finoku) të cilat do të ndihmojnë në rritjen e sasisë së qumështit të gjirit pa ndryshuar shijen e tij.

Nëse fëmija ushqehet me qumësht formule: duhet të provoni një markë tjetër dhe nëse keni hasur këtë refuzim si pasojë e ndryshimit të markës, duhet të përdorni sërish atë të mëparshmen. Nëse refuzimi shfaqet kundër biberonit, mund të ndërronit thithin e tij ose t’ja ofronit me lugë.

Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ushqehet me ushqime të ngurta?

Zakonisht fëmijët që janë ushqyer me qumësht gjiri nuk e pëlqejnë shijen e qumështit të lopës. Në këtë rast mund ta përgatisni atë me ndonjë biskotë, pak sheqer apo mjalt (nëse fëmija ka arritur moshën kur mund të konsumojë mjalt). Gjithashtu mund ta shoqëroni fëmijën në momentin që pi qumësht duke pirë edhe ju një filxhan pra ta shndërroni në formë loje.

Lexo edhe: Femija nuk pi qumesht, me cfare t’ja zevendesoj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X