Çfarë duhet të dinë baballarët që rrisin vajza?

0 0

 

Një postim i datës 25 shkurt në rrjetet sociale ka bërë bujë, pasi i drejton pyetje vajzave se çfarë do të donin më shumë nga baballarët e tyre për periudhën kur ato janë duke u rritur.

Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga më gazmoret, tek ato më filozofiket që përcjellin mesazhe të forta për baballarët e vajzave.

Përgjigjet e vajzave

“Mos të përdorin gjithçka si lidhëse flokësh”.

“Do të doja që babi ta dinte sa më dhimbte kur më krihte flokët. Ai merrte krëhërin dhe më hiqte skalpin e kokës”.

Ndërsa një vajzë është përgjigjur për fazën e pubertetit duke thënë:

“Do të doja që babi ta dinte sa shumë dhimbje kemi kur na vijnë periodat”.

“Baballarët i mendojnë periodat thjesht si gjak që del nga trupi ynë, por ata nuk e dinë çfarë përjetojmë ne gjatë atyre ditëve”.

“Ne qajmë ndonjëherë, ju lutem mos u mërzisni thjesht sepse kemi ndjenja”.

“Mos u sillni sikur gjërat e vajzave janë për të ardhur turp”.

“Edhe me vajzat mund të bëhen gjëra që bëhen me djemtë, ne mund të shikojmë sport, skeçe etj”.

Ndërsa një vajzë tjetër, vuri në dukje një të vërtetë të rëndëishme përsa i përket ndikimit që ka marrëdhënia e një vajze me babain në të ardhmen e saj.

“Mënyra se si ti trajton mamin apo mua do të më mësojë si të pres të më trajtojnë të tjerët”.

Lexo edhe: Baballaret preferojne vajzat dhe nenat djemte, a eshte e vertete?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X