Baballarë, ja si ta përballoni kur vajza t’ju thotë se do dale në takim me një djalë për herë të parë

0 0

Një baba i një adoleshenteje i cili u suprizua kur e bija me të cilën kishte shumë miqësi i tha se do të dilte me një djalë, ka shkruar rreth mënyrës se si të gjithë baballarët duhet ta përballojnë këtë hap të rëndësishëm.

I frikësuar se e bija mund të lëndohej në çfarëdolloj rrethane, ai ka treguar të gjithë historinë për portalin All Pro Dad.

Burri ka rrëfyer:

Një ditë vajza ime mu afrua dhe më tha: Babi, a mund të shkoj në kinema të premten mbrëma me një mikun tim? Do jemi vetëm ne të dy?”

Ajo ishte aq nervoze sa donte të dinte nëse doja ta dëgjoja përsëri pyetjen. Përgjigjja ime në ato momente ishte paksa kritikuese. Kjo pasi, edhe pse unë i besoj asaj, vajza ime nuk ka përvojën që kam unë me njerëzit.

Nuk dua të tradhtoj besimin e ndërsjellë që kam me të, por unë dua ta mbroj vajzën time nga mungesa e eksperiencës së saj. Doja ta lija të shkonte por kisha frikë nga ajo qe mund të ndodhte. Për këtë arsye e kam trajtuar më poshtë daljen e parë të vajzës sime me një djalë dhe këshillat për baballarët si unë.

  1. Përgjigjuni me qetësi. Një pyetje e tillë nga vajza mund të bëjë që një baba të fluturojë nga nervozizmi dhe të refuzojë të dëgjojë por vajza do të gjejë një mënyrë për ta bërë atë dhe do të përfundojë duke e bërë fshehurazi jush. Vajza ime më tregoi respektin e duhur duke ardhur tek unë dhe duke më kërkuar me besim të dilte. Unë i dhashë të njëjtin respekt duke e dëgjuar dhe duke iu përgjigjur me kujdes. Nëse do t’i kisha thënë jo ajo do t’i nënshtrohej autoritetit tim. Ne diskutuam qetësisht rreth takimit të saj. E bëra të kuptonte se po pranoja vetëm një takim dhe nëse ai i kërkonte të dilte përsëri ajo do të duhej të më pyeste përsëri.
  2. Flisni hapur. E pyeta përse donte të shkonte. A e pëlqen atë në një mënyrë më shumë sesa mik? Si është ai? Unë tani kam një bazë për llojin e djalit i cili asaj i duket tërheqës. Ne gjithashtu biseduam rreth mënyrës sesi u ndjeva rreth kësaj situate dhe pa dyshim që unë i thashë se isha i frikësuar. Ishte një bisedë e mrekullueshme. Ishte kjo dobësi që ndihmon gjithmonë në ndërtimin e besimit mes nesh.
  3. Vendosni kufij. Leja ime ishte e kushtëzuar dhe ne ramë dakord për këtë. Gruaja ime dhe unë e çuam vajzën në takim dhe këmbëngulëm që të takonim atë djalin. Ramë dakord për filmin që do të shihnin dhe për kohën që u duhej dhe ne ishim duke pritur jashtë kinemasë derisa filmi përfundoi.
  4. Pyeteni me butësi. Më pas, gruaja ime donte të dinte gjithçka, ndërsa unë me të vërtetë doja të dija sesi ai e trajtoi atë. Më parë i kisha mësuar që nëse një djalë nuk e trajtonte mirë ajo t’i gjuante me grusht. Por për fat të mirë ai ishte një djalosh i mirë dhe ishte sjellë siç duhej. Ne e lejuam dhe e inkurajuam për të na treguar detajet dhe si ndihej ajo. Nëse ajo do të kishte thyer rregullat ne do ta kishim pyetur për diçka tjetër, por vajza jonë na tregoi dhe rezultati ishte gjithmonë besimi i ndërsjelltë.

Vetëm duke besuar dhe duke marrë këshilla adoleshentja që dikur ishte vogëlushja ime do të rritet dhe do të mësojë të jetë e pavarur.

Lexoni edhe: Keshillat me te mira per te motivuar adoleshentet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X