Celuliti tek femrat

0 0

Cfarë është dhe çfarë e shkakton celulitin
Indet dhjamore të vendosura në mënyrë anatomike nën lëkurë janë një rezervë aktive energjie që lidhen me metabolizmin individual. Në momentin që në organizëm zvogëlohen kaloritë (duke rritur aktivitetin fizik ose duke konsumuar ushqime me më pak kalori) zvogëlohen edhe rezevrat dhjamore. Në momentin që kaloritë rriten (zvogëlohet aktiviteti fizik dhe konsumohen ushqime me shumë kalori) do të vihet re një rritje e yndyrnave.
Në momentin që sasia e yndyrave akumulohet, në lëkurë do të formohen disa gropëza të cilat nuk do të jenë aspak estetike për gruan. Aktiviteti fizik është një ndihmë shumë e madhe në parandalimin e celulitit.
Si duhet bërë aktiviteti fizik?
1- Ecje jo vrap!

Impakti i vazhdueshëm me tokën që bëhet gjatë vrapit ka efekte negative mbi nyjet dhe shpinën, pasi shkakton aktivizimin e membranave të qelizave yndyrore të cilat me kalimin e kohës mund ta përkeqësojnë situatën. Përve rezevrat dhjamore kësaj ushtrimi i një aktiviteti fizik me intensitet të lartë mund të shkaktojë çlirimin e acidit laktik, i cili është aletati i celulitit pasi krijimi i toksinave muskulare ka efekte negative në qarkullimin e gjakut në inde. Për këtë arsye ju duhte të bëni rreth dy orë spinning (pajisje palestre) në javë.
2- Rekomandohet ciklizmi
Rekomandohet të ushtroni këtë lloj aktiviteti fizik, ecje të shpejtë ose step për të paktën 30-40 minuta në ditë, pasi kështu do të mundësohet rregullimi i aktivitetit kardiak gjë e cila do të favorizojë një qarkullimin periferik të gjakut. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar qarkullimin e keq të gjakut gjë e cila është një faktor rreziku për shfaqjen e celulitit. Këshillohet kryerja e aktivitetit fizik për të paktën 3 herë në javë.
3- Ndiqni një program tonifikimi
Një mënyrë e mirë për të parandaluar shfaqjen e celulitit do të ishte edhe ndjekja e një programi tonifikues të përgjithshëm, por pa e ekzagjeruar. Këshillohet të përdoren pesha jo shumë të mëdha duke i përsëritur shumë herë ushtrimet. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të mos i lodhur shumë muskujt. në fund duhet të bëni streçing, i cili duhet të kombinohet me ushtrime që sigurojnë një frymëmarrje të mirë dhe këmbë në pozicion lart, gjë e cila favorizon eleminimin e toksinave të prodhuara.
Zakone për një jete të mirë
Është shumë e rëndësishme të bëni të paktën 8 orë gjumë dhe të reduktoni stresin. Para se të filloni programin e aktivitetit fiik duhet të siguroni mbështetjen e duhur psikologjike e cila ka në thelb qetësinë dhe motivacionin e duhur.
Cilat janë ushqimet e duhura?
1- Pini shumë ujë
2- Konsumoni shumë fruta dhe perime pasi ato përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, ku mund të veçojmë kaliumin i cili favorizon diurezën (proçesi i urinimit), bananet, pjeprin, kiwin dhe mbi të gjitha ananasin si pa veti anti-inflamatore, asparagët, hudhrën dhe preshin.
3- Mund të merrni suplemente vitaminash dhe mineralesh.
4- I kushtoni shumë rëndësi vitaminave anti-celulit si vitamina A, C dhe E. E rëndësihme është edhe vitamina B.
5- Konsumoni ushqime që përmbajnë shumë fibra pasi ato favorizojnë peristaltikën (lëvizjen) e zorrëve dhe për pasojë sigurojnë një pastrim më të mirë të tyre.
6- Eleminoni ushqimet që krijojnë intolerancë në organizëm. Ka ushqime të caktuara që tek disa persona shkaktojnë të përziera, të vjella, diarre dhe krampe abdominale, për këtë arsye nëse keni dyshime për një ushqim të caktuar kryeni një test.
7- Mos konsumoni në asnjë mënyrë alkool dhe duhan.
8- Eleminoni ose limitoni përdorimin e çajit, kafesë dhe çokollatës, pasi mund të ndikojnë negativisht në sistemin nervor. Përveç kësaj ato mund të ndalojnë asimilimin e disa vitaminave. Nëse nuk mund të eleminoni kafenë mundohuni të përdorni atë me sasi të lartë kaliumi.
9- Mos konsumoni ushqime yndyrore, me sasi të madhe kripe, salcat pikante, si edhe ushqimet e skuqura.
10- Eleminoni ëmbëlsirat dhe sheqerin, limitoni sasinë e karbohidrateve të marra.
11- Mos përdorni laksativë pasi në të kundërt mund të krijohen lezione të zorrëve.
12- Mos përdorni favorizues artificiale të diurezës, pasi rezultatet do të jenë të përkohshme. Me kalimin e kohës mund të shfaqen pasoja serioze për shëndetin.

Lexoni dhe:Si te rikthejme pas lindjes lekuren e barkut ne formen e meparshme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X