Buzëqeshja e parë që në moshen 2 muajshe?

0 0

Djemtë buzëqeshin shumë më tepër se vajzat dhe për 90 për qind të të sapolindurve buzëqeshja e parë shfaqet në 2 muajt e parë të jetës. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga London Birkbeck University, ku janë pyetur 1400 prindër nga 25 vende të ndryshme të botës.

Djemtë janë më të gëzuar se vajzat

Për të kryer studimin, autorët u kanë kërkuar prindërve video, foto, këngë, gjeste e fjalë që kanë shkaktuar buzëqeshje tek fëmijët 2 muajsh. Rezulton se djemtë buzëqeshin 50 herë në ditë, në krahasim me 37 herë që buzëqeshin vajzat.

Buzëqeshja si një mjet social

Hulumtimi është zhvilluar me qëllim të studimit të buzëqeshjes si një mjet social brenda familjes. Në të vërtetë, fëmijët kanë fuqinë për të bërë të rriturit të duken “budallenj”, por kjo është e rëndësishme për një klimë familjare harmonike.

Kontakti fizik gjatë banjës është një burim i stimulimit nervor që tek një i porsalindur shkakton të qeshurën që në 2 muaj. Një shembull tjetër është gudulisja.

Një mjet komunikimi

Deri në vitin e parë të jetës, buzëqeshja dhe lotët janë e vetmja mënyrë e të porsalindurve për të komunikuar e ndërvepruar. Prandaj intepretimi sa më i saktë i tyre është i rëndësishëm.

Lexo edhe: Pse femija im nuk buzeqesh ende?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X