Bullizmi i vazhdueshëm shkakton dëmtim të trurit tek fëmijët

0 0

Viktimat e ngacmimeve kronike mund të rezultojnë jo vetëm me probleme psikologjike, por edhe me probleme mendore me kalimin e kohës.

Dihej që ngacmimi ose bullizmi tek fëmijët ishte dëmtues, por jo se mund të dëmtonte edhe trurin e një fëmije të shëndetshë m e të fortë. Një studim i fundit ka treguar se ngacmimi i vazhdueshëm nga grupi i bashkëmoshatarëve mund të ketë pasoja jo vetëm psikologjike, por edhe në tru, dhe për këtë arsye të çojë në probleme të ardhshme të shëndetit mendor.

Pasoja të forta tek viktima

Bullizmi kronik është një sjellje ngacmimi ndaj një fëmije,  e përbërë nga sjellje aggressive dhe abusive nga bashkëmoshatarët, që ndodh vazhdimisht me kalimin e kohës. Një hulumtim i kryer nga Erin Burke Quinlan në Londër dhe i botuar së fundmi, ka treguar se në trurin e adoleshentëve që janë viktima të ngacmimeve kronike, ka dallime strukturore.

Janë analizuar shumë faktorë

Hulumtuesit britanikë analizuan të dhënat e pyetësorëve dhe skanimet e trurit të 682 pjesëmarrësve të moshës 14-19 vjeç, nga Anglia, Franca, Irlanda dhe Gjermania dhe studimi afatgjatë synonte të analizonte zhvillimin e trurit tek adoleshentët dhe shëndetin e tyre mendor.

Dallimet tek ata që janë ngacmuar për një kohë të gjatë

Në moshën 14, 16 dhe 19 vjeçare studentët plotësuan një pyetësor që hulumtoi karakteristikat e bullizmit të përjetuar (modaliteti, lloji dhe kohëzgjatja): rezultatet treguan se 36 djem nga 682 ishin viktima të ngacmimeve kronike. Të dhënat e këtij pyetësori u krahasuan me ato të djemve që nuk ishin ngacmuar ose që nuk e kishin vuajtur bullizmin vazhdimisht. Rezultatet konfirmuan korrelacionin midis ngacmimit të vuajtur dhe shqetësimit mendor që pasohet.

Ndryshime në disa pjesë të trurit

Zbulimi është se disa pjesë të trurit, tek djemtë viktima të ngacmimeve kronike,  reduktohen në vëllim krahasuar me trurin e një bashkëmoshatari që nuk i ka përjetuar ngacmimet. Këto struktura janë të lidhura me sjelljet në lidhje me ndjeshmërinë, motivimin, vëmendjen dhe përpunimin emocional.

Ç’duhet të dini

Sipas kreut të hulumtimit Burke Quinlan, është gjithnjë e më e rëndësishme që të luftojmë bullizmin midis adoleshentëve, përpara se të bëhet një problem serioz që modifikon trurin, duke shkaktuar një rritje të problemeve të shëndetit mendor .

Lexo edhe: Femijet me veshtiresi ne te folur, tre here me te rrezikuar nga bullizmi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X