Të kuptuarit se fëmija juaj është viktimë e bullizmit është dicka jo e këndëshme, madje mund të themi se është diçka e dhimbshme. Është shumë normale që një prind të ndiejë inat, konfuzion dhe ndjenja faji. Duke qënë se fëmija mund të mundohet të fshehë atë që i ndodh si edhe ndjenjat e tij, ju duhet të kuptoni atë çfarë ndodh nëpërmjet të kuptuarit të disa shenjave:
- Fëmija refuzon të shkojë në shkollë;
- Fëmija kthehet në shtëpi me shenja në trup apo rroba të dëmtuara;
- Fëmija nuk ka më me vete një prej objekteve të preferuara që mori në shkollë;
- Fëmija nuk shoqërohet më me shoket e mëparshëm;
- Fëmija në disa raste paraqitet nervoz dhe në disa raste shumë i heshtur;
- Vini re se fëmija ka sjellje agresive ndaj motrës/vëllait të tij;
- Fëmija juaj nuk dëshiron të dalë jashtë shtëpisë;
- Vihet re një ecuri jo e mirë e fëmijës në shkollë;
- Fëmija ka kriza pagjumësie dhe ankthi.
Nëse fëmija është i vogël mund ta kuptoni duke i bërë pyetjet:
- Çfarë aktivitetesh ka bërë në shkollë gjatë ditës?
- Kanë bërë ndonjë aktivitet që i ka pëlqyer?
- Kanë bërë diçka që nuk i ka pëlqyer?
- Me kë ka luajtur?
- Çfarë lojërash kanë bërë? A është kënaqur?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu