Bëni gjumë të shqetësuar? Ja kush mund ta ketë fajin

0 1

Armiqtë më të këqij të një gjumi të qetë? Pijet alkoolike, sigurisht por edhe pirja e duhanit, e konsideruar deri më sot një nga faktorët që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit, duke zvogëluar kohëzgjatjen e tij. Nga ana tjetër, kafja, e cila për çudi nuk duket se ka një efekt në gjumin e shqetësuar, pranohet, edhe nëse pihet vonë në mbrëmje.

Shtohen rastet e pagjumësisë

Indikacione të rëndësishme për 45% të popullsisë botërore, sipas vlerësimeve të fundit vuan nga pagjumësia. Këto janë të dhënat që dolën nga një studim i kryer nga Universiteti i Atlantikut në Florida dhe i botuar në revistën Sleep, gjatë të cilit 785 persona veshën një aktigraf, një byzylyk që regjistron lëvizjet gjatë gjithë natës, duke identifikuar fazat e gjumit dhe zgjimit së bashku me kushtet e dritës dhe temperaturës. Vullnetarëve u është kërkuar të plotësojnë një ditar në të cilin të raportojnë konsumimin e pijeve alkoolike, kafesë dhe cigareve para shtratit, në mënyrë që të lidhin këta tre faktorë me gjumin e shqetësuar, kohën e gjumit, kohëzgjatjen e përgjithshme dhe numrin e kohëzgjatjen e zgjimeve gjatë natës.

Kafja

Gjetja e parë e rëndësishme që u shfaq është se nuk ka asnjë lidhje midis konsumit të kafesë në katër orë para se të shkoni për të fjetur dhe cilësisë së gjumit. Lajm i keq, përkundrazi, për ata që duan të shoqërojnë darkën me verë, birrë, pije alkoolike ose një apo më shumë cigare, sepse në këto raste ka një lidhje të drejtpërdrejtë me gjumin e shqetësuar.

Cigaret

Rezultatet më të këqija lidhen me cigaren: ata që deklaruan pirjen e duhanit para se të flinin, kishin ulur statistikisht nga 42 në 47 minuta të gjumit. Rezultatet janë edhe më domethënëse nëse nisemi nga fakti se kampioni i njerëzve mbi të cilët është realizuar studimi nuk ka paraqitur ndonjë problem të gjumit të hershëm, që do të thotë se të dhënat e mbledhura janë të vlefshme për të gjithë, jo vetëm për ata që vuajnë nga pagjumësia.

Kufiri 4 orë

Në thelb, për të fjetur mirë, është më mirë t’i themi stop alkoolit dhe cigareve katër orë para se të shtrihemi. Gjithashtu kini kujdes që të mos e teproni edhe me aktivitetin fizik: nëse lëvizja që bëhet pak para gjumit është shumë e fortë, zvogëlohen shanset për t’ju zënë menjëherë gjumi.

Për të bërë gjumë të qetë e të rehatshëm, bëni një banjë të ngrohtë dhe të gjitha praktikat e këshilluara si nga vetëmasazhi me një vaj aromatik, deri tek dëgjimi i muzikës së lehtë, të cilat relaksojnë trupin dhe mendjen.

Lexo edhe: Simptomat e pagjumësisë tek nënat e reja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X