Belbëzimi, disa teknika për ta reduktuar nga psikologia Lorela Garuli

0 0

Shumë fëmijë mund të mësojnë të flasin duke përsëritur pjesë të fjalëve dhe duke zgjatur zërin kur thonë zanoret. Në shumicën e rasteve ato janë sjellje kalimtare që zgjidhen në mënyrë spontane. Nëse, nga ana tjetër, kjo fazë vazhdon të manifestohet për mbi 6 muaj pa treguar përmirësim, kemi të bëjmë me problemin e belbëzimit. Psikologia Lorela Garuli jep disa këshilla si mund të reduktohet ky problem.

Mos shmang të folurit

Duke qenë se individët janë të ndërgjegjshëm për belbëzimin e tyre, në më të shumtën e rasteve zgjedhin të mos flasin dhe vetëizolohen. Por, kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë. Në fakt është vërtetuar se shmangia e të folurit, e rëndon situatën.

Shmang fjalët “trigger”

Fjalët “trigger” janë ato fjalë ku ka më shumë belbëzim.

E folura para pasqyrës

Ndani diçka duke folur para pasqyrës, edhe nëse jeni vetëm. Kjo do ju ndihmojë për përballjen shoqërore. Mund të flisni për një ndodhi të jetës suaj të përditshme, ashtu sikurse mund të riprodhoni një tekst.

Kontrollo frymëmarrjen

Frymëmarrja dhe frymënxjerrja janë një komponent shumë i rëndësishëm i kontrollit të belbëzimit. Merrni frymë mirë para se të filloni të flisni, qetësoni veten dhe më pas filloni të flisni.

Kënga

Është vërtetuar se në shumicën e rasteve, personat kur këndojnë nuk belbëzojnë. Kështu që vishini të folurës suaj një vijë melodike.

Lexo me zë të lartë

Zakonisht, preferohet që në fillim të jetë një poezi me rimë, dhe më pas vazhdohet me një fjali dhe teskt të gjatë.

Regjistroni veten duke folur

Është një metodë që ka rezultuar efektive në një pjesë të mirë të rasteve autoperative.

Praktiko fjalët “trigger”

Fillo duke praktikuar një nga një dhe më pas së bashku në rrjedhën e të folurit. Praktiko sa më shumë.

Mbaj kontakt me sy me personin që flet

Kjo të ndihmon të përqendrohesh tek ajo që do të thuash, redukton tensionin.

Pranoje veten

Refuzimi dhe vetëizolimi nuk janë zgjidhje. Mos i bëj pjesë të zgjedhjeve të tua.

Kërko ndihmë profesionale

Nëse belbëzimi yt persiston, kërko ndihmë profesionale.

Lexo edhe: Fëmijës i merret goja? Nëse e trajtoni para kësaj moshe mund të shërohet

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X