Bebi qan në barkun e nënës, ja çfarë tregon kjo sipas shkencës

0 0

Me siguri ju thyhet zemra sa herë shikoni fëmijën tuaj duke qarë. Por sipas një zbulimi bebet qajnë edhe në barkun e nënës. Kjo tregon se e qara e tyre e parë në të vërtetë nuk është në ditën e lindjes së tyre.

Zakonisht e qara e foshnjës është shenjë e mirë kur ai sapo lind dhe nëse fëmija nuk qan mjekët shqetësohen. Por çfarë do të thotë nëse foshnja qan para lindjes?

Hulumtuesit nga universitetet Durham dhe Lancaster studiuan zhvillimin e lëvizjeve të fetusit dhe zbuluan se foshnjat “praktikojnë” shprehjet e dhimbjes në fytyrë para se të lindin. Këto shprehje shkojnë nga një buzëqeshje e thjeshtë tek ngrysja e vetullave apo rrudhosja e hundës.

Studimi vëzhgoi skanime në 4D skanime të 15 fetuseve, nga të cilët tetë ishin vajza dhe shtatë ishin djem.

Hulumtuesit treguan se shprehjet e fytyrës që u regjistruan u shoqëruan me shenja të pjekurisë së trurit dhe jo ndjenja aktuale.  Nuk është ende e qartë nëse fetuset mund të ndiejnë dhimbje dhe nëse shprehjet e tyre të fytyrës bazohen në atë që ata ndiejnë.

Një studim tjetër, më i thellë u bë bazua në zbulimin se foshnjat qajnë në bark. Kështu u gjet se foshnjat e palindura mund të fillojnë të qajnë që në javën e 28 të shtatzënisë. Raporti u përqendrua në fetuset e tridhjetë grave që ishin përdoruese të duhanit dhe kokainës.

Hulumtuesit donin të studionin efektet e duhanit dhe kokainës tek foshnja dhe gjetën se disa fetuse dukeshin se qanin në përgjigje të një tingulli që u vendos pranë barkut të nënës. Videoja e regjistruar nga studiuesit gjatë studimit tregoi se një fetus i gjinisë femërore ktheu kokën, e hapi gojën, e uli gjuhën e saj dhe mori frymë lehtë kur dëgjoi tingullin. Është vërejtur gjithashtu se fetusi e shtrëngoi gjoksin dhe lejoi frymëmarrje të shpejta. Mjekra e saj dridhej dhe koka e saj anonte dukshëm.

A qajnë të gjitha fetuset?

Hulumtuesit zbuluan se të qarat u vërejtën në 10 fetuse nga nënat që përdorën duhan, kokainë, të dyja, ose asnjërën prej tyre. Kjo provoi se të qarat nuk ndodhnin vetëm tek fetuset e grave që pinë duhan ose përdorën kokainë.

A është gjë e keqe nëse foshnjat qajnë brenda në bark?

Bebet qajnë për shumë arsye – edhe nëse kjo e mërzit nënën, duhet ta dini se është jetësore që foshnjat të qajnë. Një nga arsyet kryesore pse foshnjat qajnë është se shprehin dhimbje apo pakënaqësi. Bebet qajnë kur ata kanë dhimbje, janë të uritur, nuk marrin vëmendje të mjaftueshme, ose kur nuk janë të kënaqur. Kjo është mënyra e tyre për t’i lënë të tjerët të informuar mbi mirëqenien e tyre.

Pra duhet të dini se nëse qajnë, kjo është një shenjë e mirë dhe ju ndihmon t’i mbroni më mirë.

Lexo edhe: 10 gjerat qe foshnjat i urrejne kur jane ne barkun e nenes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X