Bebet e lindura prematurë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar probleme mendore gjatë jetës së tyre, tregon një studim i ri. Sipas studimit, bebet e lindura premature, për shkak të kohezgjatjes së shkurter të shtatezanise mund të jenë më të ndjeshëm ndaj stresit dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në zhvillimin e disa sëmundjeve mendore.
Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se rreth 15 milion bebe lindin prematurë, pra 1 në 10 bebe, dhe afërsisht 1 milion humbin jetën pas lindjes. Për foshnjet prematurë që mbijetojnë shkencëtarët dyshojnë se rreziku i tyre i lartë për zhvillimin e problemeve mendore mund të këtë të bëjë me zhvillimin e sistemit nervor në mitër. Në të njëjtën kohë disa ekspert argumentojnë se këta fëmijë thjesht ekspozohen më shumë ndaj stresit se femijet e tjerë për shkak se ata janë më të vegjël se të tjerët e shpesh bien pre e bullizmit.
Van Lishout, kreu i këtij studimi, për të zgjidhur këtë debat vëzhgoi të dhënat nga 142 fëmijë të lindur nën peshën dhe gjatësinë normale dhe ndoqi zhvillimin e tyre deri në moshën 20 vjeçare. Ai monitoroi dhe faktorët e jashtëm që mund të rrisnin rrezikun e sëmundjeve mendore, përfshirë problemet familjare, kriminalitetin e prindërve, abuzimin fizik apo seksual dhe viktimizimin ndaj bullizmit. Dhe duke krahasuar këto të dhëna me të dhënat e fëmijëve të lindur prematurë, Van Lieshout zbuloi se përsëri rreziku për zhvillimin e sëmundjeve mendore ishte më i madh tek fëmijët e lindur prematurë, në krahasim me fëmijët e lindur me peshë e gjatësi të vogël. Kjo bën që të mendosh se problemi qëndron në zhvillimin e sistemit nervor gjatë kohës që bebi është ende në miter, shprehet Van Lieshout.
Lexoni dhe : Femijet premature, faktoret e rrezikut dhe trajtimi
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu