Ardhja në shtëpi e një fëmije prematurë është periudhë e ngarkuar dhe stresuese për gjithë familjen. Por, sipas një studimi të ri, baballarët e fëmijëve prematurë janë më të stresuar se kurrë, pasi fëmija i tyre shkon në shtëpi. Ndërkohë, nivelet e stresit të nënave mbetën të qëndrueshme.
Shkencëtarët përcaktuan nivelet e stresit të prindërve gjatë tranzicionit të foshnjave nga kujdesi intensiv në spital, për në shtëpi duke krahasuar shumat e kortizolit të stresit në pështymën e tyre përpara se foshnja të shkojë në shtëpi dhe dy javë më pas.
Ata zbuluan se nivelet e stresit të nënave u kthyen në nivelet e para shumë shpejt, ndërkohë që nivelet e stresit të baballarëve rriteshin në mënyrë të vazhdueshme.
Këto gjetje tregojnë shumë për presionin që kanë baballarët e rinj.
“Babai përballet me një situatë ku foshnja dhe nëna nga kujdesi i mjekëve në spital, vijnë në shtëpi dhe mbështetja kryesore është pikërisht ai. Kjo i shkakton gjendje stresi”,- shpjegon autori kryesor Craig Garfield.
Sipas Garfield, baballarët e foshnjave prematurë mund të përgatiten më mirë për ardhjen e fëmijës së tyre në shtëpi nëse ata janë në gjendje të shpenzojnë më shumë kohë duke u kujdesur për fëmijën e tyre në spital.
Është e vështirë të jesh një prind kur foshnja është plotësisht i shëndetshëm, por kjo vështirësi shumëfishohet nëse foshnja ka lindur përpara kohe. Pra, kur fëmija është prematurë, babai duhet me të vërtetë të ketë shumë besim për të kaluar javët e para të vështira.
Hulumtimet tregojnë se baballarët kanë gjasa të fshehin stresin që ndiejnë, pasi nivelet e kortizolit në pështymë kanë qenë më të larta sesa kanë treguar ata se ndiheshin.
Baballarët duhet ta mbështesin nënën e t’i këshillojnë të kujdeset për veten, të bëjë një dush etj, por edhe nënat duhet t’i sugjerojnë bashkëshortit të dalë, të takojë miq, si mënyra për të zvogëluar stresin.
Sipas Garfield, foshnjat janë mirë kur edhe prindërit janë mirë. Pra, kujdesi për veten është një pjesë e rëndësishme e kujdesit ndaj fëmijëve.
Lexo edhe: Foshnjat premature kane nevoje per bisede me te rriturit
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu