Babai dhe bebi, rendesia e kontaktit lekure me lekure

0 0

Është e ditur se marrëdhënia e fëmijës me nënë është e fortë dhe shumë e rëndësishme, por kjo vlen edhe për babain. Edhe midis tij dhe fëmijës mund të krijohet një lidhje shumë e fortë e madje që në ditët e para pas lindjes. Për të favorizuar edhe më tepër këtë marrëdhënie, babai duhet të përpiqet të qëndrojë sa më tepër në kontakt me të.

Si mund të përforcohet marrëdhënia me babain?

Për t’u përfshirë edhe më shumë në jetën e fëmijës babai mund të praktikojë kontaktin lëkurë me lëkurë, e cila është mënyra e parë për të favorizuar lidhjen e mirë mes tyre. Do të mjaftonin 10 minuta në ditë, ndoshta ndërmjet një vakti dhe tjetrit apo pasi fëmija është zgjuar nga gjumi dhe ka pirë. Ky është në të vërtetë edhe një gjest që eviton depresionin post-partum që në disa raste prek edhe babain, i cili ndihet disi i “lënë pas dore” nga nëna e re pas lindjes së fëmijës.

Kontakti lëkurë me lëkurë favorizon gjithashtu edhe qetësimin e babait dhe fëmijës, i cili ndihet më tepër i mbrojtur pasi ka kaluar një  “traumë” të tillë si lindja. Ky kontakt favorizon gjithashtu edhe ndryshimin e emocioneve të fëmijës, duke i bërë ato të jenë tepër pozitive.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X