Babai lë fëmijët vetëm në makinë, gjen një prej tyre në gjendje të rëndë

0 0

Tragjedi në Teksas, ku një baba duhet t’i përgjigjet tani akuzës së braktisjes së të miturve. Adrian Dreshaun Middleton, një 26 vjeçar nga Houston, la fëmijët e tij për rreth një orë e gjysmë në makinë: ndërkohë kishte shkuar për pazar.

Faktet

Babai i tha policisë se u kishte dhënë fëmijëve ushqim dhe ujë, si dhe kishte ndezur kondicionerin duke i lënë të shikonin një film. Ai pretendonte se ishte kthyer për 30 minuta, por faktet tregonin se i kishte lënë vetëm për 1 orë e gjysmë.

Aksidenti tragjik

Kur babai u kthye nga pazari për të vendosur çantat në bagazhin e makinës, ai pa një nga fëmijët duke qarë me dënesë. Menjëherë vuri re se fëmija tjetër gjendje pa lëvizur, i mbytur me rripin e mbështjellë rreth qafës së tij. Përpjekjet  e babait për ta përmendur fëmijën ishin të pasuksesshme. Kur mbërriti ekipi mjekësor, fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë. Ai u shpall i vdekur në spitalin pediatrik të Teksasit.

Çfarë ndodhi?

Motra gjashtëvjeçare e viktimës shpjegoi personalisht se ajo ishte shkaku i vdekjes së vëllait të saj. Që të përpiqej të qetësonte dëshpërimin e tij, ajo filloi të luante me të për ta ndaluar, por më kot. Me zemërim, ajo vendosi të shtrëngonte rripin rreth qafës së tij, duke humbur vetëdijen shpejt.

Babai tani po përballet me drejtësinë.

Prandaj, të dashura nëna dhe të gjithë prindërit, fëmija nuk duhet lënë asnjëherë pa vëmendje, sado që mund të mendoni se do të largoheni vetëm për një kohë të shkurtër. Edhe gjërat e këqija mjafton një kohë e shkurtër që të noddhin.

Lexo edhe: A duhet t’i lejojme femijet te flene ne makine apo karroce?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X