Cfare ndodh me trupin e femijes nese e harrojme ne makine?

0 0

Ashtu siç e kemi theksuar edhe tek artikujt e parë, të harrosh një fëmijë në makinë është një tragjedi që po përsëritet shumë shpesh kohët e fundit. Sipas studimeve, kjo nuk është diçka që ndodh në mënyrë të vullnetshme tek prindërit, por shkaktohet si pasojë e një kujtese false e cila i bën ata të mendojnë se fëmija tashmë ndodhet në një tjetër vend, dhe ndoshta në kopësht apo shtëpi.

Por çfarë ndodh me fëmijën?

E ndërsa prindi largohet nga makina me idenë se fëmija nuk ndodhet me të, temperatura brenda automjetit fillon të rritet ndjeshëm me mbylljen e xhamve. Ajo mund të arrijë edhe deri në 50 gradë ndërsa jashtë është 20 gradë, pa harruar të përmendim faktin se temperatura e fëmijës rritet edhe më tepër krahasuar me të rriturit. Ai fillon të djersijë, dhe nga balli apo flokët fillojnë të dalin bulëza edhe më të mëdha djerse. Me kalimin e minutave ajri fillon të rëndohet edhe më tepër dhe frymëmarrja të vështirësohet. Në momentin që fëmija është duke qarë mund të humbë ndjenjat dhe pasojat të jenë fatale nëse nuk ndërhyet menjëherë.

Sa mund të durojë një fëmijë brenda një makine të mbyllur?

Jo më tepër se 15 minuta nëse xhamat janë të mbyllura! Fëmija pëson lezione të rënda cerebrale dhe në momentin që temperatura e brendshme arrin 40 gradë organet pushojnë së funksionuari. Në 41.7 gradë pasojat janë fatale!

Mendoni se nuk mund të jetë reale? Gaboheni! Mund t’i ndodhë kujtdo në çdo moment. Prindër! Ju bëjmë thirrje të bëni dicka që t’ju kujtojë se keni fëmijën në makinë! E shkruani në një copë letër dhe e ngjisni në kroskot, bëni një shenjë në pasqyrë, vendosni foton e fëmijës në sediljen e parë, gjithçka! Mjafton që të siguroheni që ai të zbresë nga makina bashkë me ju qoftë edhe nëse shkoni për të blerë “një minutë” bukën!

Lexoni edhe: A duhet ti leme femijet te flene ne makine apo karroce?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X