Aulona Musta: Çdo ditë një luftë nëse po bëj më të mirën për fëmijën tim

0 0

 

Postimi i Aulona Mustës në Instagram

Të jesh nënë është padyshim gjëja më e bukur në botë, por në të njëjtën kohë edhe me e vështira! Je gjatë gjithë kohës e dyzuar, në mëdyshje dhe nën presion nëse je një nënë e mirë? Nëse po i bën gjërat siç duhet?

Po çfarë do të thotë t’i bësh gjërat mirë? Mirë sipas këshillave që jepen nëpër libra? Apo mirë sipas këshillave qe të jep mamaja/ vjehrra/ shoqja/ kushërira e 15 që ti një herë e ke takuar në jetë, ama ajo është shumë e shqetësuar për mënyrën se si ti po e rrit fëmijën. Apo mirë është ajo që të thotë instinkti yt? Oh sa e komplikuar është kjo punë, jo më kot ne nënat jemi gati të shpërthejmë vazhdimisht, por heeeej librat thonë që s’mund të shpërthejmë në sy të fëmijëve se nuk i bën mirë. Mamaja thotë as në sy të burrit mos shpërthe se nuk është mirë. Por edhe në sy të shoqërisë jo, se pse t’i tregojmë të tjerëve pasiguritë tona? Atëherë nuk na mbetet veçse të futemi në banjo dhe të shpërthejmë aty, vetëm me veten dhe gjithë pasiguritë tona! Dhe pasi kemi nxjerrë gjithë dufin, të dalim nga banja të qeshur, sikur asgjë të mos kishte ndodhur!

Por ja që jeta nuk është kaq e bukur dhe kaq e programuar sa nëpër libra dhe filma dhe normalisht ne nuk mund të jemi qenie perfekte, gra perfekte, bashkëshorte perfekte, nëna perfekte. Të gjithë kemi momentet tona të dobësive, pasigurisë, lodhjes, stresit dhe nuk është aspak turp ta pranojmë këtë. Ka momente që unë mezi pres që Amara të flerë që të kem pak kohë për veten time dhe pastaj pas 10 minutash që e ka zënë gjumi më duket sikur më merr malli, ndihem keq, në faj, pse nuk e mbajta dhe pak zgjuar që të kishim më shumë kohë për të ndenjur bashkë. Dhe kështu është çdo ditë në një luftë të vazhdueshme nëse ajo që je duke bërë është më e mira për fëmijën tënd?

Po nëse ndonjëherë mendon për të mirën tënde para asaj të fëmijës, është kaq gabim saç shoqëria do të na bëjë të mendojmë? Ka kaq shume pyetje e dilema, por në fund të ditës e dini çfarë është më e rëndësishmja? Të dëgjosh instiktin tënd! Askush më mirë se sa ti nuk e di çfarë është më e mira për fëmijën tënd! E mbi të gjitha të dish që nuk je vetëm! Ka me mijëra nëna të tjera kudo në botë që vuajnë të njëjtat pasiguri si ty! Dhe kjo nuk bën asnjërën nga ne, 1 nënë të keqe!

Lexo edhe: Aulona mesazh per grate qe vuajne nga xhelozia e partnerit: eshte semundje, te vret cdo dite






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X