Aulona mesazh për gratë që vuajnë nga xhelozia e partnerit: Xhelozia është sëmundje, të vret çdo ditë

0 0

Postimi i plotë i gazetares Aulona Musta

Më bën shumë përshtypje sa shumë mesazhe më vijnë nga vajzat/gratë në lidhje me partnerët xhelozë që kanë, xheloz deri në atë pike sa i dhunojnë verbalisht por dhe fizikisht. Nje pjesë e madhe nuk kanë kurajon të ndahen, pavarësisht se vuajnë. Shumë të tjera më thonë që kanë gjetur kurajon t’i lënë, por ndihen keq më pas dhe i duket sikur s’jetojnë dot pa ta. Fakti që marr kaq shumë mesazhe të tilla më bën të mendoj që nuk janë histori të veçuara, por një fenomen i përhapur, për fat të keq edhe tek brezat e rinj.

Nisur nga kjo nuk mund të mos të shkruaj dy fjalë… Vajza të dashura! Një i dashur xheloz, është sëmundje, për atë vetë, por mbi të gjitha për ty. Një i dashur xheloz nuk do të të lërë kurrë të zhvillohesh si njeri, në asnjë aspekt. Ai do jetë gjithmonë pengesë, nderkohë qe partneri duhet të jetë krah! Të të shtyjë të zhvillohesh, jo të të pengojë. Nje i dashur xheloz nuk të do! Mos e harro kurrë këtë. Ai është xheloz sepse do veten dhe egon e tij të sëmurë! Por jo ty! Ty nuk të do! Një i dashur xheloz vret! Vret nga pak çdo ditë. Te vret lirinë, të vret dashurinë për jetën, për veten, të vret shpirtërisht, mendërisht e për fat të keq rastet kur të vret edhe fizikisht nuk janë të pakta!

Mos mendoni se ndarja do të jetë fundi i botës! Një ndër shprehjet më të bukura për mua është ajo që thotë “Më mirë një fund me dhimbje, se sa një dhimbje pa fund”.

Gjatë kësaj periudhe mbushe kohën tënde me punë, dil me miqtë, rri me familjen, bëj sport, lexo shumë. Dedikoju vetes 100% dhe kur të vije momenti, pa u sforcuar, fillo njihu me njerëz të rinj, që do të ta bëjnë jetën të bukur dhe jo të ta “nxijnë” atë. Mos harro vetja është gjithmonë e para! Po nuk e deshe ti veten, AI nuk do të të dojë kurrë!

Lexo edhe: Xhelozia, a eshte problem fiziologjik apo shpirteror?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X