Astma tek femijet

0 0

Me fjalen “astme” pershkruhen episodet e perseritura te ngushtimit se rrugeve te vogla ajrore qe shkojnë neper mushkerite, te cilat veshtiresojne frymemarrjen, veçanerisht ne kohën e nxjerrjes se ajrit. Kjo gjendje mund te shkaktohet nga nje alergji, veçanerisht ne rast se ka edhe pjesetare te tjere te familjes qe vuajne nga alergji si ekzema, rrufa alergjike etj.
Astma e lehte ne pergjithesi eshte e shpeshte ne femijet me moshe te vogel dhe ne pergjithesi zhduket me rritjen e femijes.
Simptomat
– Kolle, veçanerisht naten, apo mbas nje sforcimi.
– Fishkellima te lehta dhe gulçim, veçanerisht ne periudhen e nje rrufe.
– Kriza te renda gulçimi ne te cilat frymemarrja eshte siperfaqesore dhe e veshtiresuar.
– Gjate krizes se astmes femijes i krijohet nje ndjenje mbytjeje.
– Lekure e zbehte dhe e djersitur gjate nje krize.
– Nje ngjyrosje blu e lekures perreth buzeve gjate nje krize te rende.
Çfare mund te bejme?
– Ruani qetesine tuaj dhe qetesoni femijen. Ne rast se ka kaluar edhe me pare kriza astme, jepini ilaçin qe ju ka keshilluar mjeku. Ne rast se shikoni qe kjo nuk ben efekt, drejtohuni tek mjeku.
– Uleni femijen mbi gjunjet tuaja duke e mbajtur lehtesisht te përkulur perpara. Kjo do ta lehtesoje pak frymemarrjen. Mos e perqafoni dhe shterngoni fort. Lereni te qendroje ne pozicionin qe pelqen dhe ndjehet me rehat.
– Ne rast se pelqen te qendroje ulur vetem, jepini diçka mbi te cilen te mbeshtese krahet (dy tre jasteke, mbi nje tavoline etj) ne menyre qe te perkulet perpara.
Trajtimi i astmes te femijet
Trajtimi kryesor kur femija shfaq shenjat e astmes eshte perdorimi i medikamenteve qe zgjerojne rruget e bronkeve (bronkodilatator), si
salbutamoli, te cilat merren nepermjet nje pompe me sperkatje, me thithje, ose ne forme shurupi. Keto quhen medikamente qe “qetesojne shpejt”. Zakonisht mjeku do t`ju keshilloje t’i perdorni ne menyre te perditshme apo te perjavshme.
Si t’i parandalojme krizat e astmes?
Mundohuni te zbuloni se kush eshte shkaku qe i shperthen keto kriza, duke shenuar gjithçka mbi momentin kur ato shfaqen.
Me poshte jane dhene disa nga shkaktaret me te shpeshte qe shperthejne astmen:
Pluhuri
Pluhuri dhe ne veçanti pluhurat e shtepise, permbajne një lloj paraziti (akaries) qe tek femijet e vegjel mund te shkaktojne kriza astmatike. Mundohuni te pakesoni sa me shume pluhurin e shtepisë duke perdorur lecke te lagur, fshese me korrent me avull etj. Mbuloni dyshekun e femijes me nje qese plastike.
Qimet dhe zbokthi i kafsheve
Ne rast se keni kafshe shtepiake si mace, qen mundohuni perkohesisht t’i largoni nga shtepia dhe shikoni nese pakesohen krizat e astmes tek fëmija.
Poleni i luleve, barit, pemeve
Mos e lini femijen te luaje ne barin e gjate dhe ne kohen kur perqendrimi i polenit te luleve, pemeve eshte shume i larte (pranvere, vere), mundohuni ta mbani femijen ne shtepi.
Tymi i duhanit
– Mos lejoni qe ne ambientet ku qendron femija te pihet duhan.
Drejtohuni menjehere; ne urgjence ne rast se femija juaj:
– Ka ngjyrosje ne blu te lekures perreth buzeve dhe ne gjuhe.
– Paraqet nje gulçim te forte.
– Nuk fillon te marre fryme lehtesisht dhe normalisht mbas 10 minutave qe ka marre ilaçin (pompen) per te lehtesuar krizen.
– Humbet ndergjegjen.
Drejtohuni tek mjeku:
– Ne rast se femija juaj paraqet per here te pare kriza astme.
– Ne rast se mendoni qe femija juaj mund te kete astme.
Çfare mund te beje mjeku
Mjeku mund te jape nje ilaç per t`ja dhene femijes, sapo shfaqet fillimi i krizes se astmes. Ne rast se kriza do te jete e rende, mjeku mund t`ju keshilloje te shtroni
femijen ne spital.

Lexoni edhe: Pastertia e tepert nuk i ben mire femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X