Mbroni shëndetin e fëmijës tuaj nga tymi i duhanit, qoftë ai edhe pasiv!
- Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatezani normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38- të.
- Dëmtimi parakohe i membranës placentare: është dëmtimi ose derdhja parakohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.
- Një zhvillim i vonuar intrauterin i embrionit: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë tek fëmija nëpërmjet gjakut por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës dhe mundësi të mëdha për teratogjenicitet.
- Shkakton vdekjen e papritur te fëmijës në barkun e nënës.
- Shfaqet pre-eklampsia.
- Favorizohet ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut.
- Favorizohet shkëputja parakohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës.
- Shfaqen probleme respiratore tek femija pas lindjes.
- Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.
- Ndikon në uljen e nivelit te vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu