Arsyet pse mund të ndieni nxehtësi në këmbët tuaja

0 0

Me siguri të gjithëve ju ka rastisur që në një moment të jetës suaj të ndieni sikur këmbët “ju kanë marrë flakë”. Ka shumë arsye përse ndodh kjo por ja kur duhet të shqetësoheni vërtet:

  • Diabeti. Kjo sëmundje mund të shkaktojë nivele më të larta se normale të sheqerit në gjak dhe të yndyrave si trigliceridet. Me kalimin e kohës, këto mund të dëmtojnë nervat në duar dhe këmbë dhe të shkaktojnë një ndjenjë të vazhdueshme ose të rastësishmenxehtësie. Tregojini mjekut tuaj nëse vini re shenjat e para, si ndjesi shpimi ose mpirjeje në gishta, dhe kontrollohuni rregullisht për të menaxhuar diabetin në mënyrën më të mirë.
  • Neuropati periferike. Kjo do të thotë dëmtime të nervave që lidhin kurrizin tuaj me krahët, këmbët dhe duart. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, si diabeti, dëmtimi i veshkave, kimioterapia, kimikatet, infeksionet etj.
  • Pirja e alkoolit. Mbingarkesa e alkoolit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Një ndër to është dëmtimi i nervave të lidhura me këmbët tuaja. Gjithashtu mund t’ju nevojiten ushqyes për të mbajtur nervat tuaja të shëndetshme.
  • Tinea pedis”. Kjo është një gjendje e ngjashme me mykun që rritet në zona të nxehta dhe të lagështa midis gishtërinjve të këmbës dhe mund të shkaktojë kruajtje, djegie të këmbëve. Lërini gjithmonë këpucët në një mënyrë që ato të kenë gjithmonë mundësi për t’u tharë dhe vishni shapka sa herë që të mundeni në shtëpi apo daljet tuaja.
  • Keni mungesë të vitaminës B12. Nervat tuaja kanë nevojë për këtë vitaminë që të qëndrojnë të shëndetshm. Ndoshta ju nuk merrni mjaftueshëm vitamina nga ushqimi juaj sidomos nëse jeni veganë. Alkoolizmi gjithashtu mund t’ju ndalojë që të merrni mjaftueshëm B12, acid folik, tiaminë dhe vitamina të tjera.
  • Dëmtim kronik i veshkave. Kjo shkaktohet më shpesh nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Veshkat tuaja ngadalë ndalojnë të funksionojnë në mënyrën e duhur. Kjo bën që lëngjet e mbeturinave të grumbullohen në trupin tuaj, duke bërë që të dëmtohen nervat (neuropati uremike), dhe kjo shkakton ndjenja të djegies në këmbët tuaja.
  • Sindromi i tunelit tarsal. Pjesa e quajtur “Tuneli” është midis kockave të kyçit të këmbës dhe një grup ligamentesh pranë majës së këmbës. Ënjtja nga lëndimi, artriti, dëmtimi i kockave, harqet ose probleme të tjera mund të dëmtojnë nervat. Ju mund të keni dhimbje, mpirje, dhe një ndjesi si shpim nga gjilpërat ose ndezje në këmbët tuaja.
  • Neuropatia e vogël e fibrave. Shpesh fillon në këmbë, me dhembje, djegie ose kruajtje. Mund të jetë më keq gjatë natës ose kur pushoni. Nxehtësia ose të ftohtit ndonjëherë mund të shkaktojnë një sulm, edhe pse kjo gjendje mund t’jua bëjë të vështirë të bëni dallimin mes të nxehtit dhe të ftohtit. Problemet e sheqerit në gjak, si diabeti mund ta shkaktojnë këtë gjendje, por ndonjëherë shkaku nuk është i qartë.
  • Hipotiroidismi. Ndodh kur tiroidja juaj, një gjëndër në formë fluturash në qafën tuaj, nuk prodhon hormon të mjaftueshëm, që do të thotë se trupi juaj nuk do të djegë energji shpejt. Mund të ndiheni të lodhura, të ndjeshme ndaj të ftohtit, të harroni ose të mos keni dëshirë për seks. Ju gjithashtu mund të keni këmbë që djegin.
  • Amiloidosis. Një proteinë jonormale e prodhuar në palcën e kockave ndërtohet në pjesë të ndryshme të trupit. Ju nuk mund ta vini re derisa të përparojë. Atëherë mund të ndiheni shumë të lodhur dhe të dobët me lëkurën që ngjitet dhe lëndohet shumë kollaj si dhe keni rrathë në sy. Dhimbjet dhe këmbët e ënjtura mund të ushtrojnë presion mbi nervat dhe të shkaktojnë ndjesi shpimi dhe djegie në këmbët tuaja. Nuk ka shërim, por trajtimi mund të lehtësojë simptomat tuaja.
  • Erithromelalgia. Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton këtë sëmundje, por mund të vijë ngaqë enët e gjakut nuk zgjerohen ose nuk ngushtohen në mënyrën e duhur. Lëkura juaj mund të skuqet, të nxehet ose të fryhet, më shpesh në këmbët tuaja, por edhe në duart tuaja. Një zhytje në ujë me akull mund të sjellë lehtësim, por gjithashtu mund të shkaktojë simptoma.
  • HIV dhe AIDS. Rreth një e treta e njerëzve me HIV apo AIDS përfundojnë me dëmtime të nervave të tyre. Vetë virusi mund të dëmtojë nervat tuaja, por edhe barnat që përdoren për të kontrolluar këtë sëmundje. Sëmundjet që merrni sepse sistemi imunitar është më i dobët, si herpes, tuberkulozi dhe mushkonja, gjithashtu mund ta shkaktojnë këtë.
  • Dermatiti. Një pastrues, sapun, dyllë ose ndonjë kimikat mund të irritojë lëkurën tuaj. Ju mund të keni një reaksion alergjik brenda pak orësh, ose mund të ndodhë gjatë një periudhe më të gjatë kohore, pasi një kimikat prek shtresën e sipërme, me yndyrë mbrojtëse të lëkurës. Tregojini mjekut simptomat tuaja. Trajtimi varet nga shkaku.

Lexo edhe: Sindroma e kembeve te lodhura, kush e ka fajin?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X