Ankthi i nënës transmetohet tek fëmija

0 0

 

A vuan nëna nga ankthi? Kujdes, sepse, përveç përjetimit të saj, ankthi i nënës rrezikon të transmetohet edhe tek fëmija i saj. Sipas një studimi të kryer nga një ekip i studiuesve amerikanë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe të botuar në revistën mjekësore “Emotion”, fëmijët e grave të shqetësuara kanë tendencë të jenë më pak të qetë se ata të grave që nuk kanë probleme psikologjike.

Studimi mbi nënat dhe fëmijët

Studimi përfshinte 98 fëmijë të moshës 4 dhe 24 muaj dhe nënat e tyre. Së pari, autorët i ftuan gratë qët’u përgjigjen një serë pyetjeve, për të kuptuar gjendjen e tyre psikologjike, në veçanti për të vlerësuar nëse ato vuanin nga ankthi dhe ndoshta deri në çfarë mase. Më vonë, i vunë fëmijët në një provë të vogël: i vendosën ata para një monitori të madh të pajisur me një pajisje që mund të zbulonin lëvizjet e syve. Pra, ata projektuan një sërë imazhezh të fytyrave neutrale, të lumtur apo të zemëruar në qendër të ekranit. Në të njëjtën kohë, një tjetër foto u projektua në njërën anë të monitorit, e cila kishte për qëllim të shkëpusë vëmendjen e të vegjëlve. Qëllimi ishte të kuptohej nëse ankthi i nënës kishte ndonjë ndikim te fëmijët e saj.

Fëmijët e grave të shqetësuara janë më të tensionuar

Duke analizuar të gjitha të dhënat e mbledhura, studiuesit zbuluan se jo të gjithë fëmijët silleshin në të njëjtën mënyrë. Ata që kishin nënat që vuanin nga problemet e ankthit, nuk mund të largonin vështrimin lehtësisht nga imazhet e trishtuara: krahasuar me të tjerët, ata kishin tendencë të shihnin fytyrat e zemëruara më gjatë, pavarësisht nga mosha e tyre. Autorët konkluduan se ankthi i nënave përfundon duke ndikuar në sjelljet e fëmijëve, duke i bërë ata të shkëpusin veten me më shumë vështirësi kur një kërcënim i mundshëm është i pranishëm në mjedisin e tyre.

A është ankthi gjenetik?

Duke pasur parasysh se kjo tendencë ishte e pranishme tek të gjithë fëmijët e nënave të shqetësuara, si 4 dhe në 24 muajsh, ekspertët supozuan që transmetimi i ankthit nga nënat tek fëmijët mund të ketë origjinë gjenetike.

Trajtimet për ankthin janë të vështira, impenjative dhe nuk funksionojnë gjithmonë.

Lexo edhe: Ankthi tek femijet

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X