Aleati më i ri i higjienës orale

0 0

 

Higjiena orale e fëmijëve ka një aleat të ri kundër kariesit: boronicat. Polifenolet që gjenden në sasi të mëdha në këto fruta, në fakt, ndihmojnë për të mbajtur larg bakteret që shkaktojnë kariesin. Zbulimi vjen nga hulumtimi i botuar në Gazetën Europiane të Shkencave Orale, i cili nxjerr në pah se si polifenolet parandalojnë bakteret që t’i bashkëngjiten dhëmbëve dhe mishit të tyre. Dhe kjo është shumë e dobishme për fëmijët, të cilët në përgjithësi e duan këtë fryt, ndërsa higjiena e tyre orale shpesh nuk është e përsosur.

Një grusht boronica në ditë…

Një grusht boronica në ditë ndihmon për të luftuar veprimin e baktereve të dëmshme në gojën tonë. Siç është theksuar nga Nigel Carter, drejtor i Fondacionit të Shëndetit Oral, veprimi i polifenoleve mbetet aktiv në gojën tonë edhe pas gëlltitjes së boronicave. Kjo veçori lejon një mbrojtje të qëndrueshme nga kariesi. Duke pasur parasysh përbërjen e polifenoleve, vazhdon Carter, ka të ngjarë që në të ardhmen e afërt të mund t’i shtohen produkteve të higjienës orale, nga gargaret tek pasta e dhëmbëve. Ekzistojnë ende disa aspekte për t’u eksploruar, por hipoteza e shtimit të boronicave në produktet e kujdesit oral nuk është shumë e largët.

Një ndihmë nga frutat

Një fushë tjetër e përdorimit të polifenoleve që përmbajnë boronicat mund të jenë pijet e shëndetshme. Polifenolët që treten në ujë do të krijojnë në fakt një alternativë të shëndetshme dhe të shijshme ndaj pijeve klasike, shpesh të pasura me sheqerna, shkak tjetër i kariesit. Ky frut, përfundon Carter, ka një veprim dashamirës në trupin tonë. Fibra dhe ushqyesit e saj ndihmojnë, ndër të tjera, për të zvogëluar rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Prandaj ato përfaqësojnë një ilaç për mirëqenien tonë.
Boronica nuk është vetëm e mirë për higjienën orale. Përbërësit e saj shërbejnë si antibiotikë natyrorë, dhe është në gjendje për të luftuar infeksionet bakteriale.

Lexo edhe: A mund te konsumojme boronica ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X