Aftesia e gruas per te ushqyer me gji eshte gjenetike!

0 0

Ushqyerja me qumësht gjiri

Të ushqyerit me gji është gjenetike! Ky është përfundimi që ka dalë nga një studim i kryer nga studiuesit e “Penn state of Medicine”. Ata shprehen se nëse nëna has vështirësi në të ushqyerit me gji ka shumë mundësi që ajo të ketë një  mutacion (keqformim) gjenetik në proteinën e quajtur ZnT2 e cila mund të bllokojë zhvillimin e gjendrave të qumështit, dhe për pasojë të vështirësojë aftësinë e disa grave për të prodhuar mjaftueshëm qumësht. Ky mutacion do të ndikojë gjithashtu edhe në përbërjen e qumështit të gjirit, duke ulur nivelin e përbërësve si zinku dhe yndyra, pra duke e bërë atë jo të përshtatshëm për një ushqyerje të mirë të fëmijës.

Si ta kapërcejmë këtë problem?

Zinku është elementi më kryesor që ndikon në zhvillimin e gjendrave të qumështit por edhe në cilësinë e tij. Sipas Shannon Kelleher (personi që ishte në krye të studimit), mutacioni i proteinës ZnT2 mund të identifikohet nga mjekët qysh në shtatzani, dhe për pasojë gruas mund t’i jepet ndihma e duhur deri në momentin e lindjes, por dicka e tillë mbetet ende për t’u përfunduar. Ndërkaq gruaja duhet të dijë se aftësia e saj për të ushqyer me gji është tek genet e saj dhe ndonjëherë edhe pse përjekjet janë të mëdha gjidhënia nuk rezulton të jetë efektive. Përsa i përket nënave që janë në gjendje të ushqejnë fëmijën e tyre me gji, duhet të dinë se organizata botërore e shëndetësisë e mbështet gjidhënien pa asnjë shtesë tjetër për 6-të muajt e parë. Më pas fëmijës duhet të fillohen t’i prezantohen ushqimet e ngurta sipas një renditje të caktuar.

Lexoni edhe: 9 menyrat per te rritur sasine e qumeshtit te gjirit

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X