9 menyrat per te rritur sasine e qumeshtit te gjirit

0 1

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per femijen dhe per kete disa nga ju shqetesohen, pasi mendojne se nuk do te jene ne gjendje te kene mjaftueshem qumesht. Pervec disa rasteve te vecanta, te gjitha grate e bere nena kane mjaftueshem qumesht per te ushqyer femijen e tyre deri ne momentin e fillimit te ushqimeve te ngurta. Ju duhet te keni parasysh disa gjera qe te mund te shtoni sasine e qumeshtit te gjirit:
1- Duhet te vendosni sa me shpesh femijen te pije. Kjo eshte pohuar edhe nga organizata boterore e shendetit, sipas se ciles femija duhet vendosur ne gji sipas kerkeses se tij dhe jo me orar fiks. Sa me shume te thithe femije aq me shume shtohet sasia e qumeshtit. Gjoksi eshte strukturuar te prodhoje qumesht sipas kerkeses, sa me shume te boshatiset gjiri nga thithja e femijes aq me shume do te mbushet. Sidomos muajt e pare te jetes femija duhet mbajtur ne gjoks deri ne momentin qe e leshon vete.
2- Mos u mundoni ta “mblidhni” qumeshtin per ne darke. Zakonisht shume nga ju ja japin me “kursim” gjirin femijes me qellim qe te arrijne me gjoks te mbushur ne darke dhe ne kete menyre te ngopin femijen. Por jo! Kjo eshte e gabuar per dy arsye:
E para: sepse e thame me lart qe prodhimi i qumeshtit stimulohet pikerisht nga thithja e femijes.
E dyta: sepse ne sistemin nervor shkon sinjali se “serbatori eshte plot” dhe ne kete menyre ulet shpjetesia e prodhimit te qumeshtit. Kjo ndodh pasi ju akumuloni qumeshtin per ne darke.
3- Gjoksi duket jo i fryre? Kjo eshte shenje e mire. Gjoksi i fryre zakonisht fillon te duket i bute dhe bosh zakonisht pas 40-te diteshit te lindjes se femijes. Kjo nuk do te thote se trupi juaj nuk po prodhon qumesht mjaftueshem per femijen tuaj, thjesht eshte mesuar te prodhoje sipas kerkeses. Kjo ndodh pasi trupi dhe femija juaj jane sinkronizuar me njeri-tjetrin.
4- Gjate darkes, plotesoni kerkesat e femijes. Nese femija ne mbremje qan dhe do te qendroje me shume se zakonisht ne gjoks, kjo nuk do te thote se ju nuk keni mjaftueshem qumesht. Gjendrat e qumeshtit funskionojne 24 ore ne 24 ashtu sic do organ tjeter ne trupin tuaj. Arsyeja pse femija ne darke kenkon me shume gjirin eshte sepse mund te gjeje “ngushellim” si pasoje e kolikave, e lodhjes etj. Zakonisht femijet ne mbremje pijne pak dhe shpesh.
5- Mos numeroni sa here pi femija juaj gjate 24 oreve. Zakonisht femija krijon nje ritem te cakuar ne ushqimin me qumesht gjiri. Ai pi me nje numer te caktuar heresh qe mund ti ndryshoje ne nje moment tjeter per arsye te ndryshme. Nese ai eshte pa qejf kerkon te futet ne gjirin e nenes dhe te gjeje ngrohtesi. Kete mund ta beje shpesh dhe me kohe me te shkurter se heret e tjera. Kjo nuk do te thote se ai nuk ngopet dhe duhet ti filloni shtesen. Ne kete rast femija juaj po ushqehet duke marre dhe antitrupat e nevojshem per te luftuar gjendjen gripale. Per kete duhet te jeni te bindura se numri i hereve e pi femija nuk do te thote asgje.
6- Kontrolloni pozicionin e femijes, vendosjen e gojes se femijes dhe thithjen qe ai ben. Keto duhet te behen ne menyre korrekte pasi vetem keshtu femija mundet ta boshatise gjirin dhe te stimuloje gjendrat e qumeshtit te prodhojne me shume qumesht.
7- Mos i jepni femijes uje nese e ushqeni vetem me gji. Qumeshti i gjirit eshte ndertuar ne menyre te tille qe te plotesoje te gjitha nevojat e femijes, perfshire ketu edhe shuarjen e etjes gjate diteve te nxeta. Kjo ndodh pasi qumeshti i gjirit perbehet nga sasi te medha uji. nese ju i jepni lengje te tjera shtese ai do te zgjate me shume kohen e vakteve te pirjes gji. Gjithashtu ai mund te zgjedhe pirjen e qumeshtit ne biberon duke qene se ja ben me te thjeshte thithjen.
8- Nese gjate gjidhenies jeni te qeta dhe nuk jeni duke kaluar stres atehere qumeshti do te dale me me lehtesi kur femija thith. Nese ju jeni duke kaluar nje periudhe te mbingarkuar, stresin tuaj do te ndjeje edhe femija dhe per kete gjidhenia do te behet e veshtire. Kjo pasi ai do te qaje dhe do te doje te qendroje me shume prane jush duke shtuar me shume ankthin brenda jush. Per pasoje prodhimi i hormonit te oksitocines do te ulet duke bere qe qumeshti te dale me veshtiresi. Kjo gjendje do te normalizohet sapo ju te qetesoheni.
9- Kontrolloni me anen e nje personi te specializuar sasine e qumeshtit qe prodhoni per femijen tuaj. Nese ne nje moment te caktuar mendoni se sasia e qumeshtit eshte zvogeluar atehere duhet te konrtolloni disa gjera tek femija juaj. Ju duhet te shikoni nese lekura e femijes tuaj duket e hidratuar, nese ai lag te pakten 6 bebelina (urina duhet te kete ngjyre te qarte) dhe nese fecet e tij jane jot e ngurta dhe me ngjyre te verdhe flori.
Nese keni nevoje te vertetoni dyshimet tuaja per sa i perket sasise se qumeshtit ju duhet ti kerkoni ndihme pediatres ose specialistes se laktacionit. Ju duhet te keni parasysh se femija 2 muajt e pare te jetes duhet te shtoje te pakten 130 gr ne jave.

Lexoni edhe: Gjidhenia, behuni nje eksperte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X