Acidi folik dhe rendesia e tij gjate shtatezanise

0 0

Acidi folik në shtatzani

Acidi folik është një vitaminë shumë e rëndësishme që duhet marrë nga gruaja para fillimit të shtatzanisë. Marrja e vitaminës B9, pra acidit folik është tashmë një fenomen shumë i vlerësuar nga gruaja që mendon të bëhet nënë, e cila duhet vazhduar edhe gjatë muajve të parë të shtatzanisë. Acidi folik ka veti pozitive në parandalimin e shfaqjes së deformimeve të lindura të tubit neural të fëmijës dhe sipas “Ameriacan Journal of clinical nutrition” ai është shumë i rëndësishëm gjithashtu edhe në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjes së autizmit me rreth 38%.

Studiuesit amerikanë kanë bërë një studim duke marrë si objekt studimi zakonet e ushqyerjes së disa nënave para dhe pas fekondimit, nëna të cilat kanë sjellë në jetë fëmijë autikë. Të dhënat e nxjerra nga ky studim janë krahasuar me ato të nxjerra nga studimi që ka pasur si objekt nënat e fëmijëve të shëndetshëm, dhe nga krahasimi është vënë re se nënat e fëmijëve që nuk kanë shenja të autizmit kanë marrë acid folik dhe nëpërmjet ushqimeve, më shumë se nënat e fëmijëve autikë. Acidi folik duhet marrë më tepër para shtatzanisë dhe gjatë muajve të parë të saj dhe sipas studimeve të bëra është nxjerrë përfundimi se nënat të cilat kanë lindur fëmijë të shëndetshëm e kanë respektuar në mënyrë shumë korrekte këtë rregull, duke e marrë atë në sasitë e nevojshme për gjatë gjithë periudhës së nevojshme të përcaktuar nga mjeku.

Doza ditore e këshilluar nga mjeku është ajo e 400 mg në ditë. Në rast se gruaja do të ketë mangësi në këtë vitaminë mjeku mund të përshkruajë edhe një vitaminë tjetër më të përshtatshme.

Cilat janë ushqimet e pasura me acid folik?

Sipas ekspertëve të ushqimit, acidi folik do të merret edhe nëpërmjet ushqimeve të caktuara që e përmbajnë atë, i cili gjendet në sasi më të mëdha tek ushqimet me origjinë vegane, krahasuar me ato me origjinë shtazore, ku tek këto të fundit duhet të përmendim mëlcinë e cila përmban rreth 500 mg acid folik në 100 gram mish të saj. Të gjitha gratë shtatzëna duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi konsumimit të ushqimeve me origjinë vegane, pra frutave, perimeve, ushqimeve bishtajore, drithërave integrale dhe frutave të thata. Ndër ushqimet specifike që mund të përdorni janë:

1. Perimet
Ndër perimet më kryesore të pasura me acid folik mund të përmendim:
Asparagët, brokolin, karcofin, lakrën e Brukselit, lulelakrën, drithërat e mëngjesit etj. Këto ushqime përmbajnë rreth 100-300 mg acid folik për 100 gram ushqim. Gjithashtu duhet të përmendim për rëndësinë e tyre edhe: fasulet, qiqrat, thjerrëzat, bizelet, sallatën jeshile tip latuga, rukola, domatet e vogla, spinaqi, të cilat përmbajnë rreth 30-99 mg acid folik në 100 gr prej tyre.

2. Frutat
Ndër frutat më të pasura me acid folik mund të përmendim:
Agrumet (portokalli, mandarinat), avokadoja, kiwi, arrat, bajamet, lajthitë.

3. Drithërat
Ndër të cilat duhet të përmendim edhe bukën dhe makaronat integrale.

4. Veza
Ndër ushqimet me origjinë shtazore vezët kanë një sasi të konsiderueshme të acidit folik (50 mg në 100 gr), të cilat duhet të konsumohen rreth 2-3 herë në javë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X