A luajnë rol mjetet e trajtimit për ftohjen e fëmijëve të vegjël?

Shumica e mjeteve shtëpiake të rekomanduara për ftohjen e fëmijëve të vegjël janë joefektive. 




0 0

Në vend të kësaj, ekzistojnë vetëm pastruesit e hundëve që lehtësojnë sikletin. Përdorimi i dehumidifikuesve, marrja e prebiotikëve, suplementeve të vitaminave ose ilaçeve bimore, në fakt asgjë nuk mund të luftojë kundër ftohjes. Dhe as marrja e antibiotikëve, nga momenti që ky çrregullim e ka origjinën nga një infeksion viral.  Kjo deklarohet nga një përmbledhje e disa studimeve të kryera mbi temën e botuar në revistën mjekësore BMJ nga një grup studiuesish nga universiteti Australian i Brisbane dhe universiteti belg i Gentit, sipas të cilit shumica e mjeteve shtëpiake kundër ftohjes që rekomandohen për të vegjlit dhe që përdoren zakonisht kanë pak efektivitet.

Nuk ka dekongestantë

Te vetmet produkte që veprojnë kundër ftohjes janë ilaçet dekongestante, të tilla si sprajet e hundës dhe antihistaminet, të cilat nuk mund të përdoren nën 12 vjeç. Për sa i përket fëmijëve më të vegjël, nuk ka studime të publikuara të një cilësie të mjaftueshme për të vlerësuar efektivitetin e mjeteve më të përdorura për ftohjen.  “Nga ajri i lagësht, tek probiotikët dhe tek suplementet e vitaminave: ne nuk kemi gjetur prova që mbështesin vlefshmërinë e këtyre trajtimeve ose mjeteve shtëpiake që shpesh përdoren”, thonë studiuesit.

Po trajtimi me ujë të kripur

Nga ana tjetër uji i kripur mund të ndihmojë. Sigurisht që ky trajtim nuk i zgjidh çrregullimet, por mund të sigurojnë një lehtësim të përkohshëm. Siç shkruajnë studiuesit, “prindërit e shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre mund të lehtësojnë simptomat e të ftohtit me ujë të kripur,  një trajtim i thjeshtë që nuk ka efekte anësore”, dhe që mund të përsëritet disa herë gjatë ditës, me qëllim për të pastruar hundët nga mukusi.

Lexo edhe: Cili është ndryshimi midis ftohjes dhe gripit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X