A është normale që fëmija të qajë pa lot?

0 1

Në shumicën e rasteve është normale që fëmijët të qajnë pa lot. Kanalet e lotit të foshnjave zhvillohen ende edhe pas lindjes dhe është normale që ata të mos derdhin lot gjatë muajve të parë, thotë pediatria Tanya Remer Altmann.

Shumica e foshnjave fillojnë të qajnë me lot kur janë rreth 2 javësh, por disa mund të zgjasin më shumë. “Zakonisht në kontrollin 2-mujor, lotët janë të pranishëm,” thotë Altmann.

Disa të sapolindur i kanë të bllokuara kanalet e lotëve, që do të thotë se ata mund të prodhojnë lot, por lotët nuk dalin siç duhet. Lotët e grumbulluar mund të krijojnë një shkarkesë të verdhë të zbehtë, të cilën mjeku i fëmijës suaj mund ta trajtojë me pika ose vaj. Mjeku gjithashtu do t’ju udhëzojë sesi të pastroni sytë e fëmijës dhe masazhoni kanalin e lotit, nëse është e nevojshme.

Te foshnjat më të mëdhenj që kanë temperaturë, të qarët pa lot, mund të jetë gjithashtu një shenjë e vonshme e dehidratimit, thotë Altmann. Kjo mund të jetë gjithashtu e vërtetë kur një fëmijë ka të vjella ose diarre. Në këto raste, sigurohuni që fëmija juaj të marrë shumë lëngje.

Shkoni te mjeku nëse nuk mund ta ulni temperaturën e fëmijës ose nëse ai ka shenja të tjera të dehidratimit, si një gojë shumë e thatë ose urinë që duket më e errët dhe me erë më e fortë se zakonisht.

Ndryshimet në kanalet e lotit mund të vazhdojnë deri kur fëmija të mbushë 1 vjeç, nëse jo atëherë mjeku mund të marrë masa.

Në raste shumë të rralla, foshnjat lindin pa gjëndrën që prodhon lot. Edhe në këto raste nevojitet trajtimi nga pediatri okulist.

Lexo edhe: Nuk e kuptoni pse qan femija? Ja cfare shpreh fytyra e tij






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X