Nëse fëmija juaj gjatë fundit të shtatzanisë, vazhdon të jetë në pozicionin e të ndënjurave dhe nuk është kthyer ende me kokë, mjeku mund të përpiqet ta kthejë atë me dorë. Kjo procedurë quhet versioni i jashtëm cefalik (ECV).
Gjatë ECV, obstetri juaj vendos presion të fortë në barkun tuaj për të inkurajuar fëmijën tuaj që të kthehet me kokë poshtë. Kjo metodë funkskion në 50% të rasteve.
Kjo mund të fillojë me sugjerimin e mjekut që në javën e 36 e deri kur të jeni afër lindjes.
Procedura do të kryhet në spital, ku ka pajisje për të monitoruar rrahjet e zemrës së fëmijës dhe ultratinguj për të kontrolluar pozicionin e tij.
Mjeku do t’ju ofrojë ilaçe për të relaksuar muskujt e barkut. Mjekimi nuk do të ndikojë në fëmijën tuaj. Nëse jeni rezus negativ, do të keni një injeksion anti-D.
Ju nuk do të keni nevojë për anestezi të përgjithshme, procedura mund të jetë pak e bezdishme, por jo e dëmshme as për ju sa për fëmijën.
Nëse pas procedurës keni gjakderdhje, apo vëreni ndryshime në lëvizjen e fëmijës duhet të shkoni patjetër te mjeku.
Nëse metoda për të kthyer fëmijën rezulton e suksesshme, ulen shanset për lindje cezariane.
ECV ka më shumë gjasa të jetë i suksesshëm nëse:
- keni pasur një fëmijë më parë;
- ka shumë lëngje rreth fëmijës suaj;
- fëmija juaj është ende lart dhe nuk është afruar ende në legen;
- përdoret ilaç për të shlodhur muskujt e mitrës
ECV nuk duhet t’ju ofrohet nëse:
- prisni binjakë ose më shumë;
- keni pasur gjakderdhje vaginale një javës më parë;
- barku juaj është në formë zemre dhe jo në formë dardhe;
- rrahjet e zemrës së fëmijës nuk janë normale;
- ju kanë plasur ujërat.
Lexo edhe: Pozicioni ideal i femijes per lindje
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu