A ekziston alergjia nga sheqeri?

0 0

 

Shumë prej nesh kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje me sheqerin. Ne e duam ushqimin e ëmbël e na shijon, por shpesh lë gjurmë në shendetin tonë duke shkaktuar ndjesi fryrjeje ose diarre.

Kohët e fundit ka pasur studime që tregojnë se këto dhe të tjera simptoma të pakëndshme mund të jetë rezultat i një alergjie nga sheqeri. Alergjitë e ushqimit janë të zakonshme, por a ekziston alergjia  nga sheqeri?

Sipas ekspertëve, alergjitë e vërteta të sheqerit janë shumë të rralla. Shumica e njerëzve që përjetojnë simptoma të sikletshme pas konsumit të gjërave të ëmbla kanë intolerancë të sheqerit.

Cili është ndryshimi midis një alergjie ushqimore dhe një intolerance ushqimore?

“Si alergji ushqimore, sistemi imunitar i trupit, i cili normalisht lufton infeksionet, e sheh një ushqim si një pushtues”, shpjegon Sass. “Kjo çon në një përgjigje imune në të cilën lëshohen kimikate, duke shkaktuar simptoma të tilla si probleme të frymëmarrjes, ngushtësi të fytit dhe ënjtje, zhurmë, kollitje”.

Një intolerancë e ushqimit (që nganjëherë quhet një ndjeshmëri ushqimore, pra nënkuptojnë të njëjtën gjë) do të thotë që trupi juaj nuk mund të tresë siç duhet një ushqim dhe si rezultat irriton sistemin tuaj, shton Sass.

Një lloj i zakonshëm i intolerancës së sheqerit është një ndjeshmëri ndaj karbohidrateve si oligosakaridet fermentuese, disakaridet, monosakaridet dhe poliolët, të cilat janë të grupuara së bashku. Ajo që i bën gjërat edhe më konfuze është se këto sheqerna nuk janë vetëm në ëmbëlsira; ata janë në perime si lakra, brokoli, dhe asparagu.

Një lloj tjetër i intolerancës së sheqerit ka të bëjë me sheqerin natyral që gjendet në qumësht. “Intoleranca e laktozës është gjithashtu një lloj i intolerancës së sheqerit”, thotë Alpert.

Këto nuk janë simptomat e vetme nëse keni intolerancë të sheqerit, ju mund të përjetoni edhe të vjella ose dhimbje koke.

Lexo edhe: Mjalte apo sheqer?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X