Mjaltë apo sheqer?

0 0

Kur pëgatisni një filxhan çaji të ngrohtë ju mund të zgjidhni sheqer ose mjaltë për ta ëmbëlsuar atë. Të dyja kryejnë të njëjtin funksion, por përfitimet e tyre ushqyese ndryshojnë.

Mjalti dhe sheqeri janë të dy karbohidrate të përbërë kryesisht nga glukoza dhe fruktoza. Ato përdoren si përbërës në shumë ushqime dhe receta të ushqimeve të paketuara. Të dyja këto mund të rezultojnë në shtim në peshë nëse tejkalohet masa.

Mjalti

Bletët përdorin nektarin që mbledhin nga lulet për të krijuar mjaltin. Mjalti përbëhet kryesisht nga uji dhe dy sheqerna: fruktoza dhe glukoza. Përmban gjithashtu gjurmë të:

  • enzimave;
  • aminoacideve;
  • vitaminës B;
  • vitaminës C;
  • mineraleve;
  • antioksidantëve.

Shumë prej antioksidantëve që gjenden te mjalti klasifikohen si flavonoide. Ato kanë veti anti-inflamatore, të cilat mund të ofrojnë disa përfitime shëndetësore.

Përbërja e saktë ushqyese e mjaltit ndryshon në bazë të origjinës së tij. Ka më shumë se 300 lloje mjalti.

Cilat janë përfitimet e mjaltit?

Mund të përdorni një sasi më të vogël mjalti dhe të merrni shije të ëmbël.

Përmban gjurmë të vitaminave dhe mineraleve.

Mjalti i papërpunuar mund të ndihmojë në zbutjen e alergjive.

Mjalti është më i lartë në fruktozë sesa glukozë. Fruktoza është më e ëmbël se sa glukoza, kështu që mund të përdorësh një sasi më të vogël mjalti në ushqim ose pije.

Mund të ndihmojë në eliminimin e mikrobeve sepse ka vetitë antimikrobiale.

Shëron plagët dhe djegiet.

Ndihmon lehtësimin e kollitjes dhe dhimbjeve të fytit.

Në përgjithësi, mjalti kalon nëpër më pak përpunim sesa sheqeri.

Disavantazhet

Mjalti është i lartë në kalori.

Është kryesisht i përbërë nga sheqeri.

Mund të mos jetë i sigurt për foshnjat më të vegjël se një vjeç.

Duhet ta përdorni në sasi të moderuar në qoftë se keni probleme shëndetësore të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës ose obeziteti.

Sheqeri

Sheqeri përbëhet nga një kombinim i glukozës dhe fruktozës, të cilat lidhen së bashku për të formuar saharozë. Nuk ka vitamina apo ushqyes shtesë. Një karbohidrat me shumë kalori, sheqeri rrjedh nga bima e kallamit të sheqerit. Ajo kërkon përpunim të shumëfishtë përpara se të bëhet sheqeri i rafinuar i grimcuar që ne përdorim më së shpeshti.

Cilat janë përfitimet e sheqerit?

Sheqeri është një substancë e natyrshme.

Ka një afat të gjatë ruajtjeje.

Si një karbohidrat, sheqeri është një burim i mundshëm i energjisë. Truri ka nevojë për 130 gramë karbohidrate çdo ditë për të funksionuar.

Sheqeri i bardhë ka një afat të gjatë të depozitimit dhe është i lehtë për t’u përdorur në pjekje dhe gatim.

Sheqeri është zakonisht me kosto të ulët dhe lehtësisht i arritshëm.

Disavantazhet

Sheqeri mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të caktuara (të zemrës dhe diabetin e tipit 2).

Mund të shkaktojë shtim në peshë.

Mund të jetë më i vështirë të tretet sesa mjalti.

Gjendet në shumë ushqime të paketuara dhe mund të hani më shumë se ç’kuptonoi në të vërtetë.

Rrit shumë shpejt nivelin e energjisë, por njëkohësisht e ul shumë shpejt atë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X