Kemi dëgjuar të flitet shumë në lidhje me përdorimin e korsesë gjatë dhe pas shtatzanisë, disa e këshillojnë gruan ta përdorë dhe disa jo.
Por si këshillojnë mjekët?
Në shtatzani
Krahas korseve që mbledhin barkun pas lindjes ekzistojnë edhe ato specifike për periudhën e shtatzanisë dhe kanë një funksion mbajtës të barkut dhe peshës së tij duke mos ndikuar negativisht tek fëmija. Ato mbështesin shpinën ne mënyrë që pesha të mos shkojë e gjitha në zonën lombare të saj dhe për pasojë të mos ndihet dhimbje. Këto korse nuk janë të dëmshme as për nënën, përkundrazi do të jenë një ndihmë e madhe.
Megjithatë jo të gjitha gratë në shtatzani e ndiejnë shpinën e rëndë dhe për asojë jo të gjitha kanë nevojë ta përdorin atë. Më tepër nevojë për të kanë gratë që janë në pritje të binjakëve apo fëmijëve me peshë të madhe.
Po pas lindjes?
Nëse në shtatzani mund të përdoret pa problem, pas lindjes duhet të evitohet në rastet kur mjeku e këshillon! Në këtë periudhë ajo do të ketë më tepër pasoja negative se pozitive. Këshillohet të përdoret vetëm në raste shumë të rralla kur për shembull do t’ju duhet të kaloni një ditë të gjatë në këmbë, dhe në këtë rast për një ditë të vetme nuk shkakton dëme sepse ju ndihmon të mos lodheni shumë. Edhe pse do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, sidomos pas lindjes me operacion duke qënë se ju lehtëson shqetësimet e plagës, nuk duhet ta përdorni!
Muskujt e barkut duhet të rikthehen në gjendjen e mëparshme në mënyrë natyrale dhe kjo mund të kërkojë edhe një vit të plotë. Aktiviteti fizik do t’ju ndihmonte më tepër. Nga ana tjetër korseja mund të shkaktonte edhe problem në mbajtjen e urinës, e cila do të vihet re në moshën e menopauzës.
Lexo edhe:
Pas sa kohesh nga lindja barku do te kthehet ne gjendjen e meparshme?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu