9 trendet e bukurisë për vitin 2019

0 0

Viti 2019 do të sjellë shumë trende që nuk i kishit pritur. Cilat do të jenë këshillat e bukurisë për këtë vit?

9 trendet e bukurisë për vitin 2019

Buzë shumë të theksuara

Harrojini ngjyrat nude në buzët tuaja. Vitin që vjen do të jenë në modë ngjyrat shumë të theksuara që bien në sy.

50 hijet e grisë

Nëse keni pasur gjithmonë dëshirë t’i bëni flokët ngjyrë gri, 2019 është viti juaj.

Baluke shumë të shkurtra

Mënyra të reja, të freskëta për të flluar vitin. Duket se baluket shumë të shkurtra i shkojnë çdo fytyre.

Thonj “të pudrosur”

Kur manikyri fillon të hiqet, thonjtë tuaj duken shumë keq. Për këtë zgjidhja mund të jetë lyerja me disa kokrriza sipër si pudër, të cilat jo vetëm e mbrojnë manikyrin duke i dhënë jetëgjatësi, por edhe janë trendi i vitit 2019.

Qerpikë të kthyer natyralisht

Qerpikët shumë të gjatë dhe jonatyralë nuk do të jenë në modë këtë vit. Në vend të tyre, përpiquni të përmirësoni qerpikët tuaj me produkte natyrale si për shembull vaji i kastorit.

Makiazh i shndritshëm

Asgjë nuk i jep shkëlqim fytyrës si ngjyrat e shndritshme. Ky do të jetë një nga trendet e bukurisë së vitit 2019.

Thonj në formë bajameje

Vitin që vjen nuk janë më në modë thonjtë në formë katrore, por ata në formë bajame me majën ovale.

Hidratues të lëngshëm

Ne bëjmë gjithçka për një fytyrë të butë, lëkurë të shndritshme. Pse të mos përdorni hidratues të lëngshëm që depërton më mirë në lëkurë?

Flokët lejla

Kjo ngjyrë në ditë të ftohta dimri do t’ju sjellë më pranë pranverën.

Lexo edhe: A mund t’i bej thonjte me xhel gjate shatztanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X