9 produkte në shtëpinë tuaj që mund t’i përdorni për shumë gjëra të përditshme që nuk i dinit

0 0

Shumë nga gjërat që keni në shtëpi mund të kenë shumë përdorime të pashfrytëzuara që kurrë nuk i keni menduar. Disa truke të vogla mund t’ju kursejnë shumë kohë dhe para dhe mund të përdoren në disa gjëra që do t’ju habisnin.

Më poshtë ju tregojmë një listë të disa artikujve shtëpiake që mund të kursejnë kohën tuaj:

1.Soda e bukës.Mund të funksionojë si një deodorant, një exfoliant, një pastrues, dhe një larës dhëmbësh. Ajo gjithashtu mund të përdoret për të trajtuar një sërë çështjesh shëndetësore, duke filluar nga pickimet e insekteve dhe urthi. Por mund të ndihmojë edhe në pastrimin e shtëpisë tuaj, duke hequr aromat e pakëndshme ose njollat e yndyrës. Është përdorur edhe në receta të ndryshme. Soda e bukës uke mund të përdoret edhe për të ndihmuar thonjtë tuaj.

2.Letra e aluminit.Është veçanërisht e dobishme në mbajtjen e ushqimeve, por gjithashtu ka përfitime të tjera. Një topth me letër alumini mund të përdoret për të pastruar pjata të pista, ose një fletë alumini mund të ndihmojë për të hekurosur rrobat dhe varja e disa fletëve alumini rreth pemëve mund t’ju ndihmojnë të shmangni zogjtë. Nëse e lagni, fleta e aluminit mund të përdoret gjithashtu për të pastruar ndryshkun e kromit.

3.Llaku i thonjve.Llaku i thonjve mund t’ju ndihmojë në mënyra të ndryshme rreth shtëpisë. Mund të ndihmojë për të vulosur një zarf kur ngjitësi nuk funksionon. Mund të ndihmojë të fusni një fill në gjilpërë. Mund të përdoret si një ngjitës i thjeshtë. Dhe llaku i thonjve me ngjyrë mund të përdoret për të ngjyrosur celesta në mënyrë që t’i identifikoni më thjesht.

4.Vaji i ullirit. Jo vetëm që vaji i ullirit është i mrekullueshëm në receta, por mund të përdoret në mënyra të ndryshme në shtëpi. Për një hidratim të shpejtë, aplikoni një sasi të vogël të vajit të ullirit në lëkurën tuaj të thatë. Aktorja e famshëm Sophia Loren betohej se aplikonte vaj ulliri ekstra të virgjër për trajtimin e saj te bukurisë. Vaji i ullirit mund të përdoret gjithashtu edhe si shkëlqyes për mobiliet, duke i fshirë ato me një copë lecke të lyer me vaj ulliri.

5.Spagetit e pagatuara. Makaronat Spageti janë një pjatë popullore, por mund të jenë të dobishme edhe para se t’i gatuani. Nëse doni të bëni një kek me forma mjafton të ngjitni fijet e makaronave rreth anëve dhe pjesës së sipërme të tortës, dhe pastaj ta mbuloni atë me fletë metalike. Makarona e tharë gjithashtu mund të përdoret për të zëvendësuar shkrepësen.

6.Shishe qelqi boshe.Shishet e vjetra të qelqit mund të përdoren në shumë mënyra. Ato mund të përdoren si mbajtëse të luleve natyrale ose edhe në vend të pecit. Shishet e mëdha mund të përdoren gjithashtu për të bërë akuariume të bukur.

7.Filli dentar. Është veçanërisht i rëndësishëm për të pastruar dhëmbët tuaj ose për t’i mbrojtur ato nga dëmtimet. Megjithatë, filli dentar mund të ketë qëllime të tjera praktike. Mund të përdoret për të prerë ëmbëlsira ose djathërat në vijë të drejtë, në vend të thikës. Mund të zëvendësojë spangon e kuzhinës. Filli dentar mund të përdoret edhe për të lidhur barishte apo speca të thara.

8.Lugët metalike.Përveçse për të ngrënë ushqimet, lugët kanë edhe përdorime të tjera në shtëpi. Vetëm vendosni një lugë të ftohtë mbi sytë tuaj në mëngjes dhe ju mund të zvogëloni fryrjen e tyre. Ato mund të përdoren edhe si enë të vogla për të bërë çokollatë të ngrirë, të cilat mund të marrin formën e lugës nëse e lini në frigorifer.

9.Furça e dhëmbëve. Furçat mund të përdoren jo vetëm për dhëmbët por edhe për të pastruar zonat e vështira për t’u arritur. Ato gjithashtu mund të shërbejnë për të krehur vetullat tuaja.

Lexo edhe: Sendet ne shtepi qe kane afat skadence

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X