Metabolizmi është tërësia reaksioneve, proçeseve që ndodhin në trupin e njeriut për të shndërruar ushqimin në energji. Mosfunksionimi i metabolizmit mund të shkaktojë shqetësime në shëndet si dhe shtim në peshë. Faktorët kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e metabolizmit janë mosha dhe gjenetika, por megjithatë ka disa praktika që ju ndihmojnë për një metabolizëm të mirë.
Ndërtoni muskuj
Nëse trupi juaj është më i formuar me muskuj, atëherë do të djegë më shumë kalori. Pasi trajnoheni, muskujt do të aktivizohen në gjithë trupin duke rritur normën mesatare të metabolizmit ditor.
Bëni aerobi
Aerobia nuk ju ndihmon për të krijuar shumë muskuj, por efekti i ushtrimeve në përmirësimin e metabolizmit vazhdon edhe disa orë pas stërvitjes.
Pini shumë ujë
Nëse nuk jeni të hidratuar sa duhet, metabolizmi juaj mund të ngadalësohet. Për këtë arsye është mirë të pini sa më shumë ujë gjatë ditës.
A mund të konsumoni pije energjike?
Disa lloje të pijeve energjike ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit, por nga ana tjetër mund të shkaktojnë probleme me tensionin e gjakut, ankthin dhe gjumin. Për këtë aryse mjekët nuk i këshillojnë të përdoren shpesh.
Kujdes me vaktet e ndërmjetme
Nëse ushqimet që hani mes vakteve kryesore janë të rënda, ato do të ngadalësojnë metabolizmin. Përpiquni të hani në sasi të vogla dhe ushqime të shëndetshme.
Shtoni erëza në gatime
Nëse përdorni shpesh erëza, përfitimet tuaja në metabolizëm do të jenë të mëdha dhe afatgjata.
Hani ushqime të pasura me proteina
Trupi juaj djeg më shumë kalori duke tretuar proteina sesa yndryra ose karbohidrate. Burime të mira të proteinave janë mishi i viçit, gjeli i detit, peshku, mishi i pulës, arrrat, fasulet, vezët dhe produktet e qumështit me pak yndyrë.
Pini shumë çaj jeshil
Hulumtimet tregojnë se pirja e 2 deri në 4 filxhanë çaji mund të shtyjë trupin të djegë 17% më shumë kalori gjatë stërvitjes.
Lexoni edhe: Menu per tu ushqyer pas lindjes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu