8 mënyra si të qetësoni fëmijën kur nuk do të rrijë në sediljen e tij në makinë

0 0

Shpesh fëmijët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në sediljen e tyre në makinë dhe fillojnë të qajnë sapo hipin në të. Megjithatë ka disa mënyra si t’i qetësoni në këtë situatë.

Arsyet përse fëmija qan kur hyn në makinë:

  • Ankthi i ndarjes, sepse ata janë mësuar të jenë pranë jush;
  • Çështje të refluksit që mund të përkeqësohen kur ulen në një makinë;
  • Vështirësi për shkak të lëvizjes së kufizuar.

8 mënyra si të qetësoni fëmijën kur nuk do të rrijë në sediljen e tij në makinë

  1. Kontrolloni nëse është rehat

Bebet rriten me ritme të shpejta. Pra, sigurohuni që të kontrolloni matjet e lartësisë dhe të peshës herë pas here. Sigurohuni që shiritat të përshtaten mirë, të mos jenë as shumë të lirshëm as shumë të ngushtë.

  1. Mbajeni fëmijën të zënë

Merrni në makinë lodrat e preferuara të fëmijës që të luajë me to. Herë pas here edhe bisedoni që të ndiejë se ka edhe vëmendjen tuaj.

  1. Muzikë

Vendosni muzikë në makinë ose këndoni vetë këngë që i pëlqejnë fëmijëve.

  1. Rregulloni temperaturën

Mbajeni ajrimin në temperaturën e përshtatshme për fëmijën tuaj. Gjithashtu mos harroni të kontrolloni edhe veshjet në varësi të temperaturës që të jenë rehat.

  1. Një shikim familjar

Duhet të mbani një pasqyrë në këndin e duhur, në mënyrë që kur fëmija të hedhë sytë drejt saj të ndeshë shikimin tuaj.

  1. Mos e lini ulësen vetëm në makinë

Në mënyrë që fëmija të mos e marrë inat ulësen e tij në makinë, merreni ndonjëherë me vete edhe në shtëpi që fëmija të luajë me të.

  1. Mos anashkaloni asnjë shenjë që ka të bëjë me shëndetin

Nëse fëmija juaj ishte mirë dhe krejt papritur fillon të qajë ose të mos ndihet rehat kontrolloni nëse ka ndonjë problem me dhëmbët, me veshët apo ndonjë infeksion.

  1. Kuptoni fëmijën

Është vetëm një fazë, dhe kjo fazë gjithashtu do të kalojë. Mundohuni të kuptoni se nuk është e lehtë për fëmijën tuaj. Me kalimin e kohës, situata do të ndryshojë.

Lexo edhe: Femija im nuk deshiron te ulet ne sexholino, cfare te bej?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X