8 medikamente qe nuk duhet t’i perdorni tek femijet e vegjel

0 1

Cdo prind duhet te jete i kujdesshem ne lidhje me ilaçet qe i jep femijes. Ju nuk duhet ti jepni te pije asnje mjekim pa dijenine e mjekut, pasi kjo mund te sjelle pasoja serioze ne shendetin e tij. Sipas disa studimeve femijet qe jane me te vegjel se 2 vjec, nuk duhet te marrin ne menyre kategorike medikamente te tilla si:

– A duhet t’i japim fëmijëve aspirine?
Femijeve nuk duhet tu jepet asnjehere aspirina, por jo vetem kaq, madje ata nuk duhet te marrin gjithashtu asnje medikament qe ka si baze ne perberjen e tij acidin acetilsalicilik. Kjo vlen per te gjithe femijet deri ne moshen 16 vjecare. Ne kushte te vecanta, ky medikament mund te shkaktoje sindromen Reye, e cila eshte nje semundje e rralle dhe e rende, qe prek melcine dhe trurin.

– Doza te larta paracetamoli ose ibuprofeni
Ne rast se femija ka temperature te larte ose nje dhimbje specifike, pediatri mund t’ju keshilloje ti jepni nje doze te caktuar paracetamoli ose ibuprofeni. Ju duhet te tregoheni shume te kujdesshem, ne menyre qe te mos e kaloni asnjehere masen e dhene nga mjeku.

– Medikamentet pa pershkrimin e mjekut
Zakonisht nese femija ka nje ftohje te lehte apo kolle, prinderit tundohen per te blere ne farmaci nje medikament qe trajton keto shqetesime, por pa receten e mjekut perkates. Kjo eshte e gabuar pasi mund te mos jape efektin e deshiruar por mund edhe te shkaktoje efekte anesore si psh: pagjumesi, skuqje te lekures, dhimbje stomaku ose gjendje konvulsioni.

– Ilace kunder te vjellave
zakonisht marrjet e mendtve si dhe te vjellat jane shenjat qe tregojne se femija eshte prekur nga ndonje infeksion viral. Edhe ne kete rast nuk duhet ti jepni femijes medikamente pa marre me pare keshillen e mjekut pediater. Ne disa raste eshte vete mjeku i cili me anen e recetes pershkruan nje medikament te caktuar per femijen.
Ju duhet te dini se te vjellat zakonisht zgjatin shume pak kohe. Gjate kesaj kohe ju duhet te kujdeseni qe trupi i femijes te mos dehidratohet. Kete mund ta beni duke i dhene te pije sasi te konsiderueshme lengjesh, duke pasur perberje qe ka si baze kripera minerale.

–  A duhet t’i japim fëmijëve ilaçet qe perdoren tek te rriturit?
Asnje femije nuk duhet te konsumoje medikamente te rriturish, ose te pershtatshme per femije me te rritur, kjo qofte edhe nese behet me doza te vogla. Para perdorimit te nje mjekimi te caktuar duhet te ndiqni udhezimet perkatese ne varesi se moshes dhe peshes se femijes.

– Medikamente te pershkruara nga mjeku per dike tjeter
Ju duhet ti jepni gjithmone femijes medikamentin e pershkruar nga mjeku per te ne varesi te simptomave qe ai ka. Nese nje mjekim i caktuar i eshte dhene dikujt tjeter nga mjeku, nuk duhet ti jepet femijes suaj edhe nese shfaqin te njejtat simptoma.

– Medikamentet jashte dates se skadences
Nje mjekim i skaduar mund te jete i rrezikshem per shendetin e femijes. Ju duhet te keni kujdes gjithashtu, qe te mos i jepni femijes te pije nje medikament i cili ka arome dhe ngjyre ndryshe nga ai qe ka pasur ne momentin qe eshte hapur, kjo edhe nese nuk e ka kaluar daten e skadences.

– Medikamentet ne forme camcakezi (qe pertypen)
Nese rast se i jepni femijes suaj nje medikament ne forme gome, ai mund te rrezikoje mbytjen ndersa eshte duke e pertypur. Nese mjeku juaj ju komunikon se ne recete ai ka pershkruar kete lloj medikamenti, ju refuzoni duke i kerkuar t’ju jape nje medikament ne tjeter forme.

Lexoni edhe: Si ti jepni ilacet femijeve tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X