7 vetitë e patates së ëmbël

0 0

Janë burim i mirë i vitaminave C dhe A

Një tas me patate të ëmbla të pjekura siguron gati gjysmën e nevojave tuaja të përditshme të vitaminës C dhe A, të cilat janë shumë të rëndësishme gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit.

Shumë ushqyes të tjerë

Patatet e ëmbla sigurojnë një të tretën e nevojës tuaj për mangan, një mineral që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe nxit shëndetin e lëkurës dhe kockave. Gjithashtu do të merrni mes 15 dhe 30% të disa vitaminave dhe mineraleve B që sigurojnë energjinë, duke përfshirë kaliumin.

Veti antioksiduese

Vitaminat A dhe C gjithashtu funksionojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat kundër plakjes dhe sëmundjeve.

Patatet e ëmbla kanë veti anti-inflamatore

Inflamacioni i pakontrolluar rrit rrezikun për sëmundje kronike duke përfshirë obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Komponimet natyrore anti inflamatore te patatet e ëmbla ulin inflamacionin në nivel qelizor.

Nuk shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak

Disa mund të mendojnë se patatet e ëmbla kanë shumë niseshte, por përbërja e tyre e lartë me fibra nuk lejon rritjen e nivelit të sheqerit dhe insulinës në gjak.

Rregullojnë presionin e gjakut

Kaliumi i gjendur te patatet e ëmbla spastron natriumin e tepërt dhe lëngun jashtë trupit, i cili ul presionin e gjakut dhe zvogëlon tendosjen në zemër. Kaliumi gjithashtu ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës dhe kontraktimet e muskujve.

Mund të ndihmojnë në humbjen e peshës

Niseshteja e gjendur në pataten e ëmbël nxit ndjenjën e ngopjes, kështu që do të hani më pak.

Lexo edhe: Frutat dhe perimet e stines se vjeshtes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X