7 pyetjet që duhet t’ja bëni mjekut nëse jani shtatzanë në kohën e pandemisë

0 0

 

  1. A shkakton defekte në lindje Covid-19?

Kjo është pyetje një milion-dollarëshe, thotë Laura Riley, M.D., profesoreshë dhe gjinekologe obstetre. Përgjigja duhet të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve tuaja. Ndërsa aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme nga pandemia COVID-19 për të konfirmuar këtë me siguri, Dr. Riley thotë se “nuk janë vërejtuar dëmtime tek fëmijët që kanë lindur nga nëna të infektuara”.

  1. Çfarë rregullash ndjek spitali gjatë testimeve për Covid-19?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, sepse çdo spital ka rregullat e veta dhe për më tepër ato mund të ndryshojnë nga java në javë, në varësi të ecurisë së pandemisë. Kështu që nënat duhet të jenë të informuara kurdoherë.

  1. A do të ndahem nga bebi nëse rezultoj pozitive?

Edhe ky është një vendim që varet nga spitali, prandaj është pyetje që duhet ta bëni.

  1. A do më duhet t’i bëj virtualisht konsultat me mjekun gjatë shtatzanisë?

Kjo është në varësi të spitalit ku ndiqeni, prandaj është mirë të informoheni imtësisht.

  1. Nëse takimet do të jenë virtualisht, si mund të bëjmë maksimumin?

Shumë nga pyetjet tuaja do të mund të marrin përgjigje në takimet online, por është mirë t’i përcaktoni që në fillim mënyrat e preferuara për të ndjekur shtatzaninë.

  1. A duhet të bëj diçka ndryshe për t’u mbrojtur nga Covid-19 gjatë shtatzanisë?

“Ne sugjerojmë që nënat të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që kanë bërë për të mbajtur veten të painfektuar siç janë veshja me maska, distancimi social dhe larja e duarve”, thotë Dr.Riley. “Kur fëmija juaj të kthehet në shtëpi, minimizoni vizitorët. Por pranoni që kjo do të thotë që do të jeni vetëm ju dhe partneri juaj”.

  1. A mund të marr në konsideratë lindjen në shtëpi?

Lindjet në shtëpi janë një temë që kanë marrë shumë diskutim gjatë kësaj periudhe. Dr. Shepherd dëshiron që të gjitha gratë shtatzëna që e mendojnë lindjen në shtëpi ta konsultojnë këtë me mjekun.

Lexo edhe: Koronavirusi nuk transmetohet gjatë lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X