Lind foshnja e parë me koronavirus, a transmetohet në mitër?

0 1

Një foshnjë e porsalindur ka rezultuar pozitive për koronavirusin në atë që mendohet të jetë rasti më i ri i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëna e fëmijës, e cila u dërgua në një spital të Londrës veriore, ka rezultuar gjithashtu positive ndaj virusit disa ditë para lindjes.

Foshnja u testua për Covid-19 minuta pas lindjes.

Nuk dihet nëse fëmija ka marrë sëmundjen në mitër apo është infektuar gjatë lindjes. The Sun, që zbuloi për herë të parë rastin, raportoi se foshnja ishte ende duke u trajtuar në spital por nëna është transferuar në një spital të specializuar për sëmundjet infektive.

“Siguria e pacientëve dhe stafit tonë është përparësia jonë kryesore, kështu që në vijim të udhëzimeve nga Shëndetit Publik Angli, ne jemi rregullisht duke pastruar thellë zonat e kujdesit të pacientëve dhe stafit që ishin në kontakt të ngushtë me këta pacientë u këshilluan të vetë- izolohen”,- thuhet në një reagim zyrtar të spitalit.

Prof Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, ka thënë më parë se gratë shtatzëna nuk duhet të fillojnë të shqetësohen për koronavirusin. Qeveria thotë se nuk ka asnjë provë klinike deri më tani që tregon se virusi mund të transmetohet përmes qumështit të gjirit.

Lexo edhe: Koronavirusi në shtatzani, a ka rrezik t’i ngjitet fetusit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X