7 mënyra për të kuruar dhimbjen e fytit ne dimër

0 0
  1. Shmangni pijet e nxehta, merrni copa akulli ose bëni gargar me ujë të kripur. Dhe, mbi të gjitha, mos mendoni se do të keni nevojë për antibiotikë. Pushoni fizikisht dhe bëni pushim edhe me zërin tuaj. Dhimbjet e fytit janë shumë të zakonshme dhe shpeshherë qetësohen vetë brenda një jave. Nëse bëni një gjumë të mirë gjatë natës ju ndihmon gjithmonë në luftimin e infeksionit në fyt. Këshillohet që personave që u dhemb fyti të qëndrojnë të hidratuar mirë, edhe pse pijet e nxehta duhen shmangur. Kubet e akullit, pijet e ftohta dhe ëmbëlsirat mund ta zbusin inflamacionin.
  2. Hiqni sikletin me opsione tjera. Nëse nuk ndiheni mirë, merrni paracetamol ose ibuprofen. Ekzistojnë edhe tableta të specifikuara vetëm për dhimbjet e fytit ose sprai që qetësojnë dhimbjet dhe vështirësitë në gëlltitje. Megjithëse thuhet se efektet e tyre zgjasin deri në dy orë pas dozës.
  3. Bëni gargar. Bëni gargar me ujë të kripur dhe të ngrohtë pasi kjo mund të ndihmojë për të reduktuar inflamacionin. Nuk rekomandohet për fëmijët. Vendosni gjysmën e një luge çaji me kripë në një enë me ujë të ngrohtë dhe ziejeni. Në momentin që tretësira do të ftohet pak, bëni gargar. Përsëriteni sipas nevojave. Është një mënyrë e lirë dhe mund ta bëjë kushdo në shtëpi, si dhe rekomandohet nga shumë mjekë të shquar.
  4. Mos supozoni që keni nevojë për antibiotikë. Shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset dhe për këtë arsye ato nuk duhen trajtuar me antibiotikë. Hulumtuesit amerikanë raportuan në vitin 2013 se, nga viti 1997 deri në 2010, rreth 60% e pacientëve me dhimbje fyti kishin marrë antibiotikë, edhe pse vetëm rreth 10% i duheshin ato. Dhimbjet e fytit nga viruset janë të shoqëruara me simptoma të tjera të që mund të përfshijnë rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur ose të përlotur dhe tështitje. Simptomat e faringjit streptokokal, një infeksion bakterial, janë të ngjashme, por ka gjasa të jenë më të ashpra dhe ndoshta të shoqëruara nga një temperaturë e lartë.
  5. Pirja e duhanit mund të shkaktojë dhimbje fyti pasi irriton sistemin respirator. Kur futet një irritues në sistem, trupi përpiqet të heqë qafe përmes kollitjes, gjë që mund të rezultojë me inflamacion. Pirja e duhanit gjithashtu ul imunitetin, i cili mund të çojë në infeksion viral dhe bakterial të përsëritur, dhe shkakton refluks acid nga stomaku, që mund të irritojë fytin. Shkaqet e tjera të dhimbjes së fytit përfshijnë ndotje ose irrituesit në ajër, alergji, ajër të thatë dhe ndryshime të temperatuave, si për shembull të shkoni nga zyra e ngrohtë direkt në një vend ku ka ajër shumë të ftohtë.
  6. Rrisni sistemin tuaj imunitar. Ju mund të mbroheni nga dhimbjet e fytit duke ngrënë një dietë të ekuilibruar të shëndetshme. Mund të merrni një suplement të përditshëm me vitaminë D në dimër, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit.
  7. Vizitohuni tek një profesionist. Zakonisht ne drejtohemi tek një farmacist për dhimbjet e fytit, por nuk është ai që duhet pyetur. Nëse dhimbja e fytit tuaj vazhdon edhe pas një jave ose vazhdon edhe pasi i keni marrë gjithë masat e mësipërme atëherë vizitohuni tek një specialist.

Lexo edhe: A mund te preket nga infeksoni i fytit një foshnje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X