Çdo prind mund të hasë vështirësi gjatë ushqyerjes së fëmijës, dhe kjo është vërtet diçka e vështirë për t’u përballuar. Të jetosh çdo ditë me ankthin e kequshqyerjes së fëmijës është diçka jo e këndëshme për prindërit. Ja si duhet të veproni për të ndryshuar këtë problem.
- Perimet si fillim. Në momentin që fëmija është i uritur mund t’i jepni të hajë perime të cilat janë shumë të rëndsishme për rritjen dhe zhvillimin e tij.
- Provoni të hani edhe ju. Provoni gjithçka në prani të fëmijës. Do të bëjë edhe ai të njëjtën gjë.
- Provoni vazhdimisht. Mos u dorëzoni . Provoni edhe duke ja vendosur ushqimet në enë të reja.
- E lini të hajë vetë. Nëse fëmija ushqehet vetë si edhe prek ushqimin do të ketë më shumë dëshirë për ta ngrënë dhe eksperimentuar me atë.
- E bëni ushqimin argëtues. I jepni forma ushqimit, fytyra etj. Një sanduiç me perime do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.
- Ushqyerja e përbashkët. Ftoni edhe nënat e tjera bashkë me fëmijët e tyre për të ngrënë se bashku. Fëmijët “shtyhen” nga njëri-tjetri për të ngrënë më shumë.
- Mos i jepni vëmendje. Mos e shfaqni shqetësimin tuaj në sytë e fëmijës. Nëse ai e shikon se ushqyerja e tij është diçka që nuk ju shqetëson do të ketë më shumë dëshirë të hajë.
Lexo edhe:
Cfare te bejme nese femija nuk deshiron te haje?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu