7 arsye pse fëmijët e lindur në dhjetor janë specialë

0 0

Nëse babagjyshi i Vitit të Ri po ju dhuron një beb këtë muaj, konsiderojeni veten me fat. Lindjet në dhjetor nuk janë të shpeshta, prandaj të lindurit në këtë muaj janë specialë që në lindje.

7 arsye pse fëmijët e lindur në Dhjetor janë specialë

Flenë dhe zgjohen shpejt

Një studim i Universitetit të Italisë dhe Spanjës ka gjetur se personat e lindur në dhjetor janë më shumë “njerëz të mëngjesit” se ata të lindur në verë apo muajt e tjerë të vitit. Ata zgjohen më shpejt dhe kanë tendencë t’i përfundojnë më shpejt detyrat dhe qëllimet e ditës. Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se të lindurit në dhjetor janë të prirur të flenë më shpejt në mbrëmje.

Janë më të rinjtë në klasë

Shumë prindër shqetësohen nëse fëmijët e tyre janë më të vegjlit në klasë, por disa studime kanë treguar se përfitimet akademike janë më të mëdha për më të rinjtë.

Kanë më shumë gjasa të bëhen dentistë

Sipas një studimi britanik, fëmijët e lindur në dhjetor kanë shumë mundësi të bëhen dentistë kur të rriten. Nuk është kurrë herët të filloni t’i mësoni fëmijët lidhur me shëndetin oral.

Mëngjarashë

Sipas një studimi përqindja më e madhe e mëngjarashëve ishte e përqëndruar tek të lindurit midis 1 Nëntorit dhe 1 Janarit.

Janë Shigjetari ose Bricjapi

Nëse besoni në astrologji, lindja para ose pas datës 21 Dhjetor bën diferencën e shenjës së fëmijës suaj. Nëse lind përpara datës 21, do të jetë Shigjetari që i pëlqen shumë të udhëtojë, ndërsa pas kësaj date do t’i përkasë shenjës së Bricjapit, të cilët janë të vendosur dhe shumë altruistë.

Jetojnë gjatë si babagjyshi

Sipas statistikave, fëmijët e lindur në periudhën e Krishtlindjeve mund të jetojnë deri në 100 vjet.

Lexo edhe: Femijet e lindur ne dhjetor, me te ndrojtur por te vendosur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X